E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuante peshk me gjenerator, e zë korrenti ndërron jetë 49-vjeçari

GJIROKASTER-E zë korenti teksa gjuante peshk, gjen vdekjen një 49-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çepunë, ku Bujar Shehu bashkë me një shok të tij ka qenë duke peshkuar në lumë.

Mjetet e peshkimit ishin jo me grep, por me gjenerator. Policia dyshon se ngjarja ndodhi nga pakujdesia dhe se 49-vjeçari mund të ketë rrëshqitur aty ku ishin vendosur në ujë përcjellësat e gjeneratorit. Shehu në kontakt me rrymën elektrike ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›