E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuetia e paligjshme, penalizohen 4 italianë

 

FIER - Gjuetia e paligjshme në zonat e mbrojtura të Fierit ka vënë në lëvizje Policinë Pyjore. Ata kanë konstatuar se gjahtarë të palicencuar përdorin mjete të paligjshme për të gjuajtur jashtë çdo kriteri, duke sjellë drejt shkatërrimit faunën e zonës. Inspektorë të kësaj policie pohuan dje se ushtruan kontrolle në zonat e bregdetit dhe kryesisht në “Godullën e Ushtarit”, e cila mbrohet me ligj. Sipas tyre janë kapur dhe penalizuar 5 anëtarë të shoqatës së gjuetarëve si dhe 6 peshkatarë, 4 prej të cilëve italianë, për shkatërrimin e zonave të mbrojtura. “Mbi ta është zbatuar gjithçka konform ligjit dhe rregullores, duke u bërë edhe sekuestrimi i materialeve të paligjshme, si dhe do të veprohet në bazë të rregullores me gjobat përkatëse”, pohohet në një deklaratë për shtyp, ndërsa kërkohet dhe bashkëpunim nga instancat e tjera.             m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›