E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën taksinë,kapen dy adoleshentë

 

HAS – Dy adoleshentë u ndaluan nga policia e Hasit, pasi i kishin grabitur makinën një taksisti nga Gjakova. Ata i kishin kërkuar t’i sillte brenda kufirit, por e kanë detyruar që ta braktiste mjetin. Policia pohoi se makina është bllokuar, ndërsa janë ndaluar autorët e dyshuar. Ndërsa në Tropojë dy persona u arrestuan pasi u kapën motorë të vjedhur. I pari ishte Petrit Pepkolaj nga Fierza, të cilit fillimisht iu gjet një pistoletë pa leje. Kontrolli i vazhduar nga policia solli zbulimin dhe të dy motrëve, të cilët rezultojnë të vjedhur. Prokuroria ka nisur çështjen penale në ngarkim të tij për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes së mjeteve motorike. Gjatë mbrëmjes së të dielës, policia e Tropojës ndaloi dhe Kongres Sylajn, pasi në tragetin e linjës Koman-Fierzë iu gjetën motorë të vjedhur në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›