E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gjuetia" per grabitjen e emigranteve, kapen dy te dyshuar me arme e maska

Fier- Tentonin te kryenin grabitjen e radhes te maskuar dhe te armatosur, por kane deshtuar pas nje operacioni te befasishem te policise se Fierit. Dy te rinj te dyshuar per grabitjet e makinave dhe pasagjereve ne aksin kombetar Patos-Ballsh, ne vendin e quajtur "Lajthite e Visokes", u prangosen mbreme nga agjentet pas disa javesh hetimesh te panderprera. Te ndaluarit jane Genci Bacinozi dhe Hysni Xhafa, 24 dhe 26 vjec, banore te fshatit Ndermenas. Pas informacioneve te marra ne rruge operative, por edhe me metoda speciale te hetimit, per grabitjen kryesisht te emigranteve, policia vendore ka arritur qe ne dalje te qytetit te Fierit te ndaloje nje automjet tip "Fiat Uno", me targa te huaja. Brenda tij ndodheshin Genci Bacinozi dhe Hysni Xhafa. Pas kontrollit te ushtruar ne mjet dhe atij fizik, jane gjetur arme zjarri "Kallashnikov", maska dhe doreza. Aksioni i nisur ne oren 21:00 ka perfunduar brenda disa minutash dhe pa asnje lloj rezistence nga te dyshuarit. "Kishim kohe qe punonim per eleminimin e ketij grupi grabitesish", ka pohuar kreu i policise se qarkut Fier, Shemsi Premci. Por agjentet kane nderhyre me qellim kapjen ne kushtet e flagrances. Ne momentin qe ishin nisur per "gjuetine" e radhes, policia ka vepruar duke i neutralizuar. Te dyshuarit akuzohen per "mbajtje pa leje te armeve luftarake me qellim grabitjen" dhe "mbajtjen e maskave e dorezave me qellime kriminale".

Hetimet

Dy te dyshuarit jane duke u marre ne pyetje prej prokurorit te gatshem dhe oficerit te policise gjyqesore, ndersa kane mohuar akuzat per grabitje te makinave apo pasagjereve, kryesisht emigranteve. Burime zyrtare thane se do te bejne paraqitjet pernjohje me te demtuarit nga grabitjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›