E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti per pronesi, perleshje mes kusherinjve

Durres- Konflikti per pronesi mes kusherinjve, perfundon me perleshje te armatosur ne mes te lagjes. Dy persona mbeten te plagosur me mjete te forta dhe arme te ftohta, kurse policia ndaloi nje nga dy vellezerit e dyshuar per krimin dhe shpalli ne kerkim tjetrin. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen nr. 16 te Durresit, kurse i arrestuari eshte Armand Myftari 22-vjec. Policia tha se krimi eshte kryer ne bashkepunim me Klodian Myftarin, qe u shpall ne kerkim. Te plagosur mbeten Xhaferr Neli 23 vjec, dhe Agim Myftari 26 vjec, i aferm i te dyshuarve. Grupi hetimor konstatoi se Neli eshte goditur me thike ne shpatull dhe ndodhet ne spital nen kujdesin e mjekeve. Ndersa Agim Myftari, ka marre goditje ne sup me mjete te forta dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ende nuk eshte bere sqarimi i plote i rrethanave, por eshte arritur te zbulohet shkaku qe ka qene pretendimi per nje siperfaqe trualli. Policia njoftoi se beri shpalljen ne kerkim te te dyshuarit te dyte, Klodian Myftarit, qe ka arritur te arratiset pas krimit.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›