Gjuha Shqipe Asnjë gërmë gabim! Instituti për promovimin e Vlerave po ju vëzhgon…
Autori i Lajmit: Redaksia
Një Institut për promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe. Ky është jo vetëm lajmi më i ri, por edhe më i miri, i cili u dha të mërkurën mbrëma në Teatrin e Metropolit në Tiranë. Iniciatorë kanë qenë një grup miqsh e shokësh nga sfera të letërsisë dhe gjuhës, të cilët organizuan ceremoninë përkatëse të mbledhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga diaspora, teksa shpallën: "Instituti për Promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe". Që nga emërtimi kuptohet përse bëhet fjalë, por vlerat ngrihen edhe më tepër, teksa sheh personalitetet që e kanë iniciuar këtë Institut, si: Primo Shllako (drejtor ekzekutiv, Tiranë), Idriz Kali, Diana Kastrati, Blerta Kraja, Sefedin Trungu (Elbasan), Ardian Saliaj (Vlorë), Arben Prendi (Shkodër), Ana Luka (Romë), Ton Zmali (Athinë), Anton Çefa (Detroit), Nikë Klementi (Neë York)
Përse një institut i tillë?
Gjuhë tavolinash në letërsi? Gjuhë mejhanesh në letrat shqipe? Mjaft më… Asnjë gërmë gabim! Instituti për promovimin e Vlerave po ju vëzhgon… Gjuha shqipe tashmë ka mbrojtësit e saj, ndërsa i mëshohet edhe mbrojtjes së gegnishtes. “Instituti ka vizione dhe plane të qarta rreth një politike të re komunikimi të njerëzve me trashëgimninë më të mirë letrare të të gjitha kohërave. Për tu ardhur në ndihmë shkollave dhe rinisë që rritet aty, kemi projekt-botimin e një kolane antologjike të poezisë shqipe të të gjitha kohërave, sipas epokave dhe autorëve… Një vëmendje të veçantë do ti kushtojmë edhe ekspresionit letrar të gegnishtes. Gegnishtja e shumëpërfolur dhe e përbuzur, ka kohën tashmë që të ngrihet në këmbë me të gjitha hiret dhe ngjyrat, në mënyrë që të mos shqetësojë më ata që e dëgjojnë dhe mos të bëjë me turp ata që e përdorin”, tha drejtori ekzekutiv i kësaj strukture të re dhe të pavarur, poeti Primo Shllaku, i cili nuk e ka për herë të parë idenë e rikthimit të gegnishtes, por si gjithnjë është kundërshtuar nga një pjesë tjetër gjuhëtarësh. Megjithatë, tashmë letrat janë mbi tryezë dhe Instituti duket se ka vendosur që ta marrë seriozisht këtë propozim, duke e bërë zyrtarisht në të ardhmen. Ndërkaq, Shllaku ka bërë të ditur edhe të gjitha qëllimet e ngritjes së këtij instituti: Të funksionojë si një organizëm me natyrë filologjike, duke mbledhur rreth vetes miq të fjalës së folur, të fjalës gjuhësisht të studiuar, të fjalës së krijuar, të fjalës së kënduar, pra përgjithësisht të fjalës artistikisht të interpretuar të gjuhës shqipe, për ta pasuruar dhe zhvilluar me tej atë.
Përtej “themeleve”…
Ata që themeluan Institutin për promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe, janë munduar në çdo moment të ceremonisë që të theksojnë faktin që, kjo inicitivë nuk është një OJQ më tepër në Shqipëri apo ndonjë projekt fitimprurës, por një lidhje shpirtërore mes shqiptarëve, një hap paralel së bashku me çdo lloj inicitiave tjetër që e çon vendin tonë drejt BE-së. “Meqë jemi në derën e Bashkimit Evropian dhe siç thotë Heidegger: Gjuha është një institucion mbi të gjitha institucionet e ne me këto që kemi, nuk është se mund ti ofrojmë shumë Evropës, përveç kësaj pasurie origjinale, që është gjuha jonë… Atëherë mbetemi me besimin e thellë se themelimi i këtij Instituti ishte një iniciativë e bukur, por më e bukur akoma shpresojmë që të jetë e ardhmja e tij, me punën e palodhshme dhe pasionante të atyre që do ti japin jetë këtij qëllimi”, tha Blerta Kraja, drejtore e Departamentit të Politikave në Institutin për promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe. Sipas saj, politika e Bashkimit Evropian e përcakton diversitetin kulturor dhe gjuhësor, si një çelës për identitetin e secilit, si një çelës për identitetin evropian.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009