E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PS: “Gjuha e dhunshme e deputeteve, shembull i trishtueshëm”

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, ka reaguar pas akuzave të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, lidhur me liderin opozitar. “Ndoqa sot gratë kolege deputete që folën për dhunën ndaj grave duke përdorur ato vetë një fjalor të dhunshëm, madje edhe në prani të fëmijëve. E keqardhur si grua e si nënë, duhet të them se kështu nuk e luftojmë po e nxisim dhunën, nuk e rrisim po e ulim figurën e gruas në shoqëri. Shpifjet dhe fyerjet për nxitjen e urrejtjes në shoqëri janë armë të vjetra të politikës, po smund të jenë instrumente të një shoqërie evropiane për mbrojtjen e gruas nga dhuna. Përkundrazi, janë shembull i trishtueshëm i një prapambetjeje të thellë, të cilën uroj me gjithë zemër që gratë kolege në pushtet ta kuptojnë, jo ta përfaqësojnë”, - tha ajo
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›