Meta: “Shteti i Kosovës, sipas vizionit të Rugovës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë, ka bërë homazhe tek memoriali i presidentit Ibrahim Rugova, duke vlerësuar maksimalisht veprimtarinë e tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Meta vizitoi gjithashtu edhe familjen e presidentit të ndjerë, ku ka vlerësuar kontributin e Rugovës në ngritjen e themeleve të shtetit të Kosovës. “Themelet e shtetit të ri të Kosovës janë ndërtuar mbi vizionin e tij, në frymën demokratike, paqësore dhe evropiane. Rugova është njeriu që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për njohjen dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, - ka deklaruar Meta. Shefi i diplomacisë shqiptare vizitoi gjithashtu edhe familjen e luftëtarit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, por nuk ka mundur të zhvillojë vizitën në Deçan, siç ishte parashikuar në axhendë. Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë kreu i diplomacisë shqiptare u prit nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë këtij takimi, ministri Meta theksoi se Kosova e pavarur është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë. “Kosova e pavarur dhe evropiane, janë në interes jo vetëm të qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim etnik, por janë në interes edhe të të gjithë fqinjëve të Kosovës. Ky realitet është mirë të njihet nga të gjithë, sepse çdo qëndrim tjetër nuk i shërben momentit të ri përshpejtues të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, - u shpreh ministri Meta gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009