E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takim informal me Ramën: Shqetësim për vendet bosh në KQZ

21-05-2013 / Gazeta 55

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu zhvilloi sot një takim informal në selinë e Partisë Socialiste me kreun Rama. Në përfundim të këtij takimi, ambasadori amerikan zgjodhi që të shprehë para mediave shqetësimin e kësaj ambasade për mënyrën sesi po funksionon Komisioni Qendror Zgjedhor. “SHBA po ndjek me shumë vëmendje çdo deklaratë që vjen nga liderët e partive për këtë çështje, por pavarësisht deklaratave, palët janë ende larg një marrëveshjeje. Unë mendoj se rregullat e lojës e përcaktojnë se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë. Ne kemi pasur kontakte të ngushta me të por nuk mund të japë një informacion specifik. Jemi të interesuar për funksionimin e plotë të KQZ-së dhe kushtetutshëmrinë e saj”, vlerësoi Arvizu.
Nga ana e tij, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri bëri me dije se kjo parti është e hapur për çdo zgjidhje të ligjshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Sipas tij, KQZ duhet të kthehet në Kuvend sepse aty u shkel ligjshmëria e këtij institucioni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›