Taksa progresive e Ramës, do të thotë shkurtim të vendeve të punës
Imami prezanton në Cerrik kandidaten për deputete, znj. Arbjola Halimi
Nga qyteti i Cërrikut ku dhe prezantoi kandidaten për deputete në këtë qytet, Arbjola Halimi, kryesuesi i zgjedhjeve të PD në qarkun e Elbasanit Arben Imami e vuri theksin tek “rritja e punësimit si një nga prioritetet kryesore të PD në katër vjecarin e ardhshëm. “Kjo zonë ky komunitet për herë të parë ka një përfaqësues që të jetë prej këtu, një përfaqësues i vendit, që njeh njerëzit, njeh problemet, por më konsideroni edhe mua një deputet tuajin të qytetit të Cërrikut. Sepse unë dua që bashkë me Arbjolën në disa zona të qarkut që kanë më shumë probleme të angazhohemi më shumë, më fort, në mënyrë që të rrisim punësimin mirëqenien, investimet në këtë lagje të qytetit të Cërrikut. Kur votoni për Arbjolën votoni për Sali Berishën, për më shumë punë, për më shumë mirëqenie dhe për integrim, për qeverisjen e PD. Ne kemi ide të qarta për Cërrikun, ky qytet që u ndërtua si qytet industrial e ka një të ardhme si një qytet industrial, ne jemi në procedura që rafineria të futet në punë sa më shpejt. Ka perspektivë ka të ardhme, sepse ne e kemi parapërgatitur këtë të ardhme. Ne gjatë gjithë këtyre viteve e kemi shtuar dhe shumëfishuar prodhimin e naftës në Shqipëri, ka shumë kompani të huaja të cilat sot nxjerrin mbi një milion ton naftë, e cila duhet të përpunohet, qoftë për këtu qoftë për eksport, prandaj kjo traditë kjo përvojë veçanërisht e banorëve të Cërrikut, është e vlefshme për mirëqenien e Cërrikut edhe më gjerë. Ardhja e rrugës që shkurton distancën dhe kohën sipas Imamit nuk do ti kushtojë transporti nga Cërriku në Tiranë duke ulur kështu koston, për vajzat dhe djemtë që shkojnë në shkollë, por edhe për ata që do të duhet të punojnë në Tiranë dhe anasjelltas, që do të thotë hapja e punës në këtë zonë. Hapja e kësaj rruge do të sjellë perspektivë, dhe ne duhet të jemi krenar për këtë” , tha Imami duke përmendur edhe një herë për hidrocentralet e Banjës.
Sipas Imamit “rritja e punësimit është një nga arsyet që ne kemi shkurtuar shpenzimet administrative, por kemi rritur rrogat e mësuesve e mjekëve, në mënyrë që fëmijët që shkojnë në shkollë të kenë një arsim të mirë, çdo qytetar të gjejë një shërbim të mirë shëndetësor, kemi probleme por jemi në zgjidhjen e tyre”, tha Imami duke e vënë theksin tek kriza botërore, e cila nuk e preku Shqipërinë. Sipas Imamit “ janë 9 miliard dollarë që kemi mbledhur këto vite më tepër se çkishte mbledhur PS, dhe këto kanë ardhur me rrugë, kanalizime, shkolla qendra shëndetësore, si edhe me infrastrukturën rurale. Cërriku dhe Elbasani është në mes të një rrjedhe rruge që do ta kishte zili çdo vend i përparuar. Duke u ndalur tek programi i PS në vecanti ai i Edi Ramës, Imami tha se “ ne jemi rruga e mbarë, rruga që e çan tunelin nga Elbasani në Tiranë. Rruga tjetër është rruga e bllokimit të tunelit, është rruga që i nxorri kartonat e kuq në parlamentin shqiptar për të mos u ndërtuar tuneli. Rama propozon taksa të larta dhe taksa progresive mbi të ardhurat, sepse Rama thotë se në Shqipëri ka njerëz që marrin rroga të larta shumë, le të lejmë 300 njerëz që mund të marrin një rrogë të lartë. Rama propozon taksë progresive dhe taksë të lartë, por ne e dime, kemi një përvojë. Ne në vitin 2005 ulëm taksat 10 përqind, në mënyrë që biznesmenët ti paguanin këto taksa jo ti vidhnin, ne kemi interes që paraja të vijë në pushtet sepse nëse vjen në pushtet investohet për ju. Biznesit i intereson të paguajë 10 përqind në arkën e shtetit sesa rrushfet në xhepat e zyrtarit. Në këtë mënyrë ne arritëm që për katër vjet ta dyfishojmë buxhetin e shtetit, të rritet numri i bizneseve dhe vendeve të punës. Ne arritëm ta zbusim pak është e vërtetë është e gjithë bota në krizë, por e ulëm papunësinë, dhe këto katër vjet do të punojmë më shumë se gjithçka kundër papunësisë. Por nuk janë vetëm bizneset e vendit janë edhe bizneset e huaja që vijnë në Shqipëri. Në vitin 2005 vinin invesime të huaja 50 milion dollarë, në vitin 2008, 300 milion dollar pas hyrjes në NATO një miliard dollarë, ky është ndryshimi që ka ndodhur në këtë vend dhe këto janë shpresat për punësim. Një miliard euro do të shkojë kaskada e Devollit, rreth 2 miliard euro do të shkojë gazsjellësi Trans-Adriatiku. Ajo që propozon Rama është rritje e taksave, heqje e koncesioneve, largim i këtyre kompanive nga puna, shkurtim i vendeve të punës, duke u rritur taksat disa biznesmenë nuk do të paguajnë, si Koço, i cili e ka vjedhur këtë shtet. Këta janë për të rrjepur, këta nuk janë socialistë këta janë specialistë. Nuk do të paguajnë biznesmenët por do të paguajnë tek Edi tek Iliri, por ai që paguan nga 10 përqind ku do ti gjejë dhe do të detyrohen ti shkurtojnë, do të shkurtojnë vendet e punës, kjo është të futesh në krizë. Ky nuk është programi i rilindjes shqiptare por programi i varrosjes së ekonomisë shqiptare në krizën që ka rrëmbyer europën. Kjo parti që ka një program fantazmakorik dhe nuk shikon që Shqipëria ka ndryshuar nuk shikon se çfarë ndodh në Belsh, në Pekisht i cili është një fshat europian sot, nesër do të jetë edhe Lagja 3 e Cërrikut, si një qytet europian”, tha Imami.
Në fund ai tha se “një nga perspektivat e këtij qyteti është se do të bëjmë përpjekje maksimale që të aktivizojmë tokën bujqësore, si një mundësi për rritjen e vendeve të punës”. “Ajo për të cilën unë jap fjalën është se ne kështu si grup do të bëjmë të pamundurën për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen në lagjen Numër 3 brenda dy vjetëve, duke bërë investime të rëndësishme për ta përmirësuar jetën”- tha ai.