Islami: Vendimi ndaj meje stalinist

“Mbledhja u zhvillua pa praninë time. Do ta konsideroja një veprim të paprecedentë. Një veprim me dyer të mbyllura dhe po të futemi në literaturë mund të definohet si veprim totalitar dhe stalinist”, tha ai nga selia e Kuvendit.
Përjashtohet përfundimisht Kastriot Islami
Tiranë (13:50:) Tiranë – Nuk ka më dilema! Deputeti Kastriot Islami, është përjashtuar përfundimisht nga radhët e Partisë Socialiste dhe ai nuk do të jetë më deputet i kësaj partie në vijim.
Vendimi është marrë sot nga grupi parlamentar i partisë, ku votat pro ishin nga ata që njihen si njerëz të afërt të kryetarit të Partisë, Edi Rama, ndërsa kanë kundërshtuar vendimin deputetë të tjerë, si Arben Malaj, Tom Doshi, Marko Bello dhe një deputet tjetër.
Në mbledhjen mendohet se kanë abstenuar deputeti Pandeli Majko dhe Ethem Ruka. Shkak për këtë përjashtim është mospjesëmarrja e tij në seancën parlamentare të disa ditëve më parë, ku grupi kishte vendosur që të votonte në bllok kundër në Parlament për kandidaturën e Bujar Leskajt për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në përfundim të mbledhjes së grupit do të jepet edhe një komunikim zyrtar.
Islami në ethet e përjashtimit, mbledhja e grupit pa media
Tiranë (13:30)– Deputeti socialist, Kastriot Islami, ka dalë për herë të dytë para medieve, ku ka bërë të ditur se mbledhja e grupit do të bëhet pa praninë e medieve.
“Sapo u informova nga deputeti Taulant Balla s kjo mbledhje dhe shumë të tjera si këto do të jenë të mbyllura. Kjo është një ngjarje e pazakontë në politikën shqiptare”, ka deklaruar Islami.
Ai shtoi se do të bëjë qëndrimin e tij në një konferencë shtypi në selinë e Kuvendit.
Përjashtimi, Islami: Mbledhja e grupit të jetë e hapur
Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, ka kërkuar që mbledhja e sotme e grupit parlamentar të kësaj partie, të bëhet e hapur.
“I kam kërkuar z. Ruçi q mbledhja të bëhet në prezencë të mediat që të jetë transparente. Ka marrë një mail nga z. Balla, ku thuhet se ka një agjendë. I kam kërkuar për të vënë në dijeni se unë kam kërkuar vetëm një mbledhje që të jenë të pranishme edhe mediat”, tha shkurtimisht Islami për gazetarët teksa hyri brenda selisë rozë.
Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar se do të merret një vendim për përjashtimin e deputetit Islami nga radhët e PS-së për shkak se nuk ka qenë i pranishëm në seancën për votimin e Bujar Leskajt për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. /S.Ll/Start/
2011-12-20 14:35