E Shtunë, 31 Tetor 2026

United në biseda me Nicolas Gaitan

Manchester United raportohet se është në negociata me Benfican për transferimin e mesfushorit Nicolas Gaitan.

Mediat angleze shkruajnë se Djajtë e Kuq kanë në dispozicion deri në 35 milionë euro për të sjellë argjentinasin në Old Trafford, me Sir Alex Ferguson që dëshiron të përmirësojë mesfushën.

“Unë nuk kam kontaktuar me United, por ka pasur biseda në mes dy klubeve. Nëse këto biseda vazhdojnë, atëherë ne do të jemi në gjendje të flasim për këtë”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jose Irribaran.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›