E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha frenge pjese e administrates shqiptare

Duke filluar nga viti i ardhshem administrata shqiptare do te filloje te mesoje frengjisht. Diten e djeshme u firmos ne mjediset e Ministrise se Jashtme te Shqiperise memorandumi mbi zbatim e nje programi shumevjecar per mesimin e gjuhes frenge ne administraten shqiptare. Marreveshja eshte nenshkruar nga zv. ministri i Jashtem i Shqiperise Selim Belotarja dhe ambasadorja e Frances ne Tirane Kristin Moro ku e pranishme ishte edhe perfaqesuesja e Organizates Nderkombetare te Frankofonise Ima Tor. Ne fjalen e tij zv. kryeministri njekohesisht dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto theksoi se gjitha frenge do te jete nje mjet mjaft i rendesishem per kualifikimin e metejshem te diplomateve shqiptare. Kjo marreveshje u nenshkrua ne 40-vjetorin e Frankofonise ku Shqiperia ka 6 vjet qe eshte pjese e kesaj organizate. Vleresoj se kjo marreveshje krijon nje mundesi te re qe gjuha frenge te mesohet dhe te perdoret ne administraten tone shteterore dhe vecanerisht edhe ne diplomaci si nje mjet shume i rendesishem per formimin intelektual te te gjithe nepunesve civile shqiptare te administrates shqiptare te diplomateve shqiptare gjithashtu si nje mjet shume i rendesishem njohjeje per te njohur kulturen humanizmin vlerat qe perfaqeson bota frankofone qe perfaqeson Franca rolin e saj te jashtezakonshem ne kulturen dhe civilizimin evropian. Nje rol te vecante do te kete Akademia Diplomatike e Ministrise se Puneve te Jashtme e cila edhe ne baze te kesaj marreveshjeje do te krijoje programin e saj per kualifikimin e diplomateve shqiptare ne kete drejtim - u shpreh Haxhinasto. Ky memorandum parashikon hartimin e nje plani per mesimin e gjuhes frenge nga nepunesit civile shqiptare te specializuar ne ceshtjet evropiane dhe nderkombetare ose ne ceshtjet e lidhura me integrimin evropian. Synimi i tij eshte formimi progresiv me aftesi linguistike i nje numri te caktuar nepunesish per nje periudhe trevjecare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›