E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekiluam Tryeza per reformen zgjedhore hap pozitiv

Ambasadorja britanike ne Tirane Fiona Mekiluam pershendet nisjen e diskutimeve konkrete ne nje tryeze parlamentare per reformen zgjedhore. Sipas saj ky eshte hap tejet pozitiv qe ndihmon vendin ne ecurine e tij ne proceset e integrimit ne Bashkimin Evropian. Tryeza e partive politike per reformen zgjedhore eshte nje sinjal i mire per proceset integruese te Shqiperise. E rendesishme eshte qe ne kete tryeze te gjitha partite te shprehin mendimet e tyre ne lidhje me sistemin zgjedhor qe duhet te vendoset - tha ambasadorja Mekiluam. Deklarata e saj u be nga Shkodra ku zhvilloi takime me drejtuesit vendore. Gjate vizites se saj ne Shkoder Keshilli i Bashkise se qytetit i dorezoi ambasadores britanike titullin Qytetare Nderi per personalitetin britanik Edit Durham. Titulli iu dorezua nga kryetari i Keshillit Bashkiak Shkoder Bardhyl Lohja. Ne kete vizite ambasadorja Mekiluam u takua edhe me kryetarin e bashkise Lorenc Luka dhe perfaqesues te forcave politike ne keshill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›