Kukan Statuti i kandidatit ne qershor nese vazhdon dialogu
Parlamenti Evropian kerkon te mbeshtese statusin e kandidatit per Shqiperine para qershorit 2012 por vetem ne rast se zbatohen 12 rekomandimet e KE-se dhe konsolidohet dialogu politik. Lajmi eshte bere i ditur nga eurodeputetit Eduard Kukan i cili vizitoi vetem pak dite me pare Tirane. Sipas tij dialogu midis dy partive kryesore do te coje ne stabilizimin dhe konsolidimin e frymes politike ne Shqiperi. Ne lidhje me kandidaturen e Shqiperise per ne BE Kukan u shpreh se duhet te ushtrohet nje presion pozitiv mbi palet. Qe te aprovohet nje rezolute para samitit te qershorit nese ky dialog vazhdon. Kuptohet qe ne nuk mund te presim rezultate konkrete nga dialogu cdo dite por dialog do te thote qe dy partneret ti flasin njeri-tjetrit. Disa here ata bien dakord menjehere. Here te tjera ju duhet te takohen tre ose kater here per te gjetur nje marreveshje. Por ajo qe ka rendesi eshte fakti qe ata te jene te angazhuar ne dialog ne menyre te perhershme dhe kjo eshte ajo qe po ju kerkojme forcave politike shqiptare. Jane bere hapa perpara por jam i ndergjegjshem qe mbetet shume per te bere. Dialogu eshte ende i brishte. Ka disa kolege qe mendojne se Shqiperia duhet te jape me shume prova. Por nese kjo do ndodhi Shqiperia mund ta shohim 2012 me pozitivitet - deklaron Kukan. Ndersa ne lidhje me plotesimin e 12 rekomandimeve nga Shqiperia Kukan tha se vendi duhet te plotesoje te gjitha pikat. Eumlshte e vertete qe institucionet evropiane po dergojne sinjale pozitive dhe po hapin mundesi te reja per lideret shqiptare dhe Shqiperine. Ka nje situate te re. Eumlshte e mundur qe 2 vitet qe jane humbur ne menyre te panevojshme te kompensohen. Asgje nuk eshte e sigurt perderisa te shohim rezultatet konkrete. Por forcat politike ne Shqiperi duhet ti marrin keto sinjale pozitivisht si nxitje per te bere dicka te mire per vendin - perfundon Kukan.