E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e grupit Rama perjashton Islamin nga PS-ja

Malaj Bello Doshi dhe Gaci votojne kunder Majko e Ruka abstenojne Balla Islami u perjashtua nga PS-ja pasi theu vendimin politik te grupit

Me kerkese te kryesocialistit Edi Rama ne mbledhjen e kaluar te kryesise i cili kerkoi marrjen e mases se cregjistrimit per deputetin Kastriot Islami dje grupi parlamentar socialist vendosi perjashtimin e tij perfundimtar nga Partia Socialiste. Ne nje vendim te marre me shumice votash ne mbledhjen e grupit me dyer te mbyllura Islami nje nga eksponentet kryesore te PS-se nder 20 vitet e fundit u perjashtua nga selia roze me argumentin kryesor te thyerjes se vendimit te grupit parlamentar socialist per rastin e votimit te kandidatures se Bujar Leskajt ne postin e kreut te KLSH-se. Megjithese vete deputeti Islami e cilesoi kete arsyetim si naiv pasi sipas tij arsyeja e vertete e perjashtimit te tij ishte kerkesa e drejtperdrejte e kryesocialistit Rama deputeti socialist Taulant Balla theksoi se vendimi i djeshem erdhi vetem per shkak te thyerjes se vendimit te grupit parlamentar. Zbatimi i kesaj norme statutore eshte vendosur ne kolegjialitet te plote nga Grupi Socialist perpara seances dhe cdo deputet e ka pasur te qarte paraprakisht detyrimin statutor per zbatimin e vendimit politik. Kjo do te thote se qofte pjesemarrja ne votim qofte votimi ne unison me vendimin politik ishin te detyrueshme per te gjithe anetaret e grupit socialist - tha Balla.

Vendimi

Grupi parlamentar socialist vendosi dje ne mbledhjen e tij me dyer te mbyllura perjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga PS-ja me arsyetimin kryesor te thyerjes se vendimit te marre nga grupi i selise roze per voten kunder ndaj kandidatures se Bujar Leskajt. Me shumice votash grupi i PS-se mori vendimin per cregjistrimin e Islamit nga selia roze. Nderkohe 4 deputete te Partise Socialiste Arben Malaj Tom Doshi Azis Gaci dhe Marko Bello votuan kundra perjashtimit te Islamit nga grupi parlamentar ndersa dy deputetet Ethem Ruka dhe Pandeli Majko abstenuan. Ndersa deputetet Ben Blushi dhe Andis Harasani nuk moren pjese dje ne mbledhjen e grupit. Ne perfundim te mbledhjes deputeti socialist Taulant Balla sqaroi vendimin e marre nga grupi parlamentar per perjashtimin e Islamit. Me vetem kater vota kunder dhe dy abstenime Grupi Parlamentar Socialist miratoi zbatimin e normes statutore te Partise Socialiste per cregjistrimin nga grupi te deputetit Kastriot Islami per thyerje te vendimit politik te grupit lidhur me votimin kunder kandidatures se Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit ne seancen e kaluar te Kuvendit te Shqiperise - tha Balla. Me tej ai nenvizoi se largimi i Islamit nga votimi ne seancen e kaluar te kuvendit solli shkeljen e vendimit politik te marre nga grupi parlamentar. Deputeti Kastriot Islami u largua nga votimi duke e shkelur vendimin politik plotesisht i vetedijshem per permbajtjen e normes statutore ne rastin e kesaj shkeljeje cka nenkupton automatikisht cregjistrimin e tij nga grupi parlamentar socialist. Deputeti Kastriot Islami ndryshe nga gjithe te tjeret vendosi te shkoje ne drejtimin e kundert me frymen e ketij mirekuptimi dhe permbajtjen e kesaj vendimmarrjeje te misheruar edhe ne vendimin politik te thyer prej tij - u shpreh Balla duke shtuar se zbatimi i kesaj norme statutore eshte vendosur ne kolegjialitet te plote nga Grupi Socialist perpara seances dhe cdo deputet e ka pasur te qarte paraprakisht detyrimin statutor per zbatimin e vendimit politik.

Perjashtimi i Islamit Malaj 1 ne 4 deputete kunder vendimit ngjarje e demshme

Vendimin e marre dje nga grupi parlamentar socialist per perjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga PS-ja deputeti i kesaj force dhe njekohesisht anetari i kryesise Arben Malaj e cilesoi si nje ngjarje te demshme duke theksuar se perjashtimi nuk u sherben sfidave te Partise Socialiste. Sipas tij 1 ne 4 deputete socialiste jane kunder perjashtimit te Islamit ndersa theksoi se deputetet nuk duhet te kthehen ne kartone solidare pasi ata duhet te kene personalitetin e tyre.

Vendimi i grupit me dyer te mbyllura

Ndonese vete deputeti Kastriot Islami kishte kerkuar dy dite me parte qe vendimi i tij te merrej ne pranine e medias kreu socialist Edi Rama nuk ra dakord me kete kerkese dhe vendosi qe grupi te jape voten e tij per cregjistrimin e deputetit me dyer te mbyllura. Sipas Islamit ne mbledhjen e mbyllur te grupit te PS-se nje nga me te rrallat per demokracine dhe median nuk u dha kohe as per tu bere autokritike sic ndodhi ne vitin 1981 para 30 vjetesh. Islami e konsideroi perjashtimin e tij si nje veprim te paprecedent ne mungese te personit qe denohej veprim autoritar dhe stalinist. Do ta klasifikoja vendimin nje veprim te paprecedente ne mungese te personit qe denohet nje veprim me dyer te mbyllura qe mund te definohet si totalitar apo stalinist - ka theksuar Islami. Me pare Deputeti i Partise Socialiste Kastriot Islami perpara se grupi parlamentar i kesaj partie te niste mbledhjen sqaroi lidhur me prezencen e tij ne seline roze. Kam ardhur ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist nisur nga njoftimi i sekretarit te ketij grupi Taulant Balla i cili kishte nisur njoftimin per mua dhe koleget e mi se do te zhvillohej kjo mbledhje ku do te diskutohej mbi seancen parlamentare per zgjedhjen e kreut te ri te KLSH-se Bujar Leskaj - u shpreh Islami. Njekohesisht deputeti socialist beri me dije se do te kerkoj qe ky takim te zhvillohet i hapur ne te kundert qendrimin tim do ta bej publik menjehere pas perfundimit te mbledhjes. Por deputeti Islami priti per disa minuta ne hollin e PS-se deri sa kreu socialist Rama diskutoi me grupin parlamentar lidhur me kerkesen e Islamit qe kjo mbledhje te zhvillohej me dyer te hapura. Nderkohe nisur nga fakti se lidershipi socialist diktoi qe kjo mbledhje te zhvillohej me dyer te mbyllura Islami vendosi te bojkotoje kete mbledhje. Ai ftoi mediat ne nje konference per shtyp ne ambientet e Kryesise se Kuvendit ku edhe beri publik qendrimin e tij ndaj vendimit te grupit parlamentar te cilin e kishte pergatitur per ta paraqitur para deputeteve socialiste.

Precedenti i 2007-s

Ne korrim te vitit 2007 6 deputete te Partise Socialiste u perjashtuan nga kjo force per shkak se theyn vendimin e grupit parlamentar dhe moren pjese ne votimin e Presidentit te Republikes. Taulant Dedja Bukurosh Stafa Durim Hushi Durim Lamaj Paulin Sterkaj dhe Hamit Kosta u perjashtuan pas kerkeses se bere nga kryesocialisti ne mbledhjen e kryesise se PS-se. Ne ate kohe Rama u shpreh se keta deputete u veteperjashtuan nga PS-ja.

Ku dallon platforma e bashkimit nga ajo e Rames

Kastriot Islami

1 Kjo qe ndodh sot nuk eshte ceshtje e perballjes sime personale me Edi Ramen as ceshtje disipline sic perpiqet ta paraqese ate Edi Rama. As ceshtje e zbatimit te rregullores se grupit apo e statutit te PS. As ceshtje e largimit apo cregjistrimit tim apo akoma me pak e vetelargimit tim nga PS qe as ka ndodhur dhe as do te mund te ndodhte ndonjehere. Kjo eshte ceshtje e ballafaqimit te dy filozofive te ndryshme te drejtimit te PS te sjelljes se PS te veprimeve te PS asaj qe mbeshtes une ne funksion te fitimit te se majtes se bashkuar ne te gjitha ballafaqimet elektorale te deritanishme e sidomos ate te radhes ne vitin 2013 ne funksion te ndertimit te nje mireqeverisjeje e shteti ligjor funksional dhe mbi te gjitha ne funksion te pershpejtimit te integrimit te vendit ne BE dhe te gjitha keto vetem e vetem ne funksion te interesit publik dhe filozofise se vjeter te Rames per te drejtuar ne menyre personale e autoritare. Kjo eshte perballje e nje projekti qe me jep tanime legjitimitetin ta pagezoj Projekti Fitues i se Majtes se Bashkuar per Integrimin e vendit ne BE me Projektin Rama permes te cilit tentohet fuqizimi i autoritetit personal ne krye te PS te mbeshtetur ashtu sic e ka pikturuar analisti amerikan Bugajski prej nje klientelizmi ne funksion te fitimit te zgjedhjeve nga PS e vetme gje qe ka deshtuar si kur e ka tentuar PD ne 1996 dhe 2001 ashtu edhe sa here ka tentuar ta aplikoje qofte edhe pjeserisht PS ne 2005 2009 dhe 2011.

2 Kjo eshte ceshtje e ballafaqimit te Projektit Fitues te se Majtes se Bashkuar qe socialistet e kane ndertuar me shume mund e sakrifica per 21 vjet me radhe per te sjelle te majten ne qeverisjen e vendit me projektin Rama qe nga viti 2005 kur prej tete vjetesh mbetet ne opozite dhe rrezikon te mbetet edhe ne vijim. Sot perballja eshte me projektin qe kerkon te forcoje perfundimisht pozitat e Rames ne krye te PS ne funksion te fitimit te pushtetit i vetem dhe vetem per vete pa bashkim te se majtes dhe me aleate satelite projekt qe tenton te ndertoje Rama qe nga viti 2005 dhe qe ne shumicen e perberesve te tij nuk ka qene i suksesshem per te mos thene ka deshtuar. Nese vazhdohet me kete projekt suksesi eshte i dyshimte per te mos thene deshtimi ka shume gjasa te ndodhe edhe ne 2013. Une jam i bindur per kete por kam pershtypjen se edhe shume nga koleget ndajne kete shqetesim me mua ndonese nuk kane guximin per ta thene me ze te larte.

3 Per rrjedhoje duke degjuar shume nga koleget keto dite por edhe qe prej dy vitesh disa duke i mirekuptuar dhe disa te tjere duke i toleruar duhet tju bej te qarte se ajo qe do te them sot si dhe vleresimet e qendrimet e mia te deritanishme nuk kane qene dhe nuk mund te jene kunder asnjerit prej kolegeve. Nuk e them kete sot per oportunizem apo per tju prekur qe te ndryshoni vendimmarrjen tuaj por thjesht per te qene i sinqerte me ju. Ju a them kete sepse besoj gjithcka ne projektin fitues te se majtes se bashkuar perballe projektit Rama. Nderkohe qe disa prej jush ndihen te sigurt me projektin Rama disa te tjere jane te shqetesuar disa te tjere te pasigurte dhe disa te tjere te demotivuar. Kurse une ju riperseris se projekti dhe alternativa tjeter perballe projektit Rama i mbron te gjithe i pershin te gjithe i motivon te gjithe jo vetem koleget deputete por te gjithe socialistet kudo qe jane por natyrisht me nje renditje tjeter vlerash meritash e kontributesh me nje solidaritet dhe fryme bashkejetese brezash eksperiencash e energjish qe ka qene tipike per PS dhe jane ne themel te vlerave te socialdemokracise evropiane.

4 Vleresimet dhe qendrimet e deritanishme nuk jane kunder te rinjve e te sapoardhurve ne PS sepse per kete kam luftuar prej 21 vitesh por natyrisht projekti perballe projektit Rama nuk mund te pajtohet me eliminimin apo perjashtimin e te gjithe atyre qe kane kontribuar dhe kane eksperience e energji ende per te dhene per projektin fitues te se majtes.

5 Gjate dy vjeteve por edhe me pare kam zhvilluar apo mbeshtetur Projektin Fitues te se Majtes se Bashkuar pa asnje sharje apo shpifje as personale dhe as ne adrese te PS ndonese nje makine trillimesh dhe shpifjesh e deri veprime jo dinjitoze jane adresuar ndaj meje natyrisht keto as kane perkulur qendrimet e mia dhe as kane tronditur bindjet e mia. Une vetem kam zhvilluar dhe mbeshtetur projektin fitues te te majteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›