Burgjet dhe persekutimet e komunizmit ne Korce hapet ekspozita e Agim Mustes
Studiuesi dhe historiani i burgjeve dhe persekutimeve te diktatures komuniste Agim Musta hapi dje ne Korce ekspoziten fotografike me titull Burgjet dhe persekutimet e komunizmit ne Korce. Ne kete ekspozite jane sjelle fotografi dhe harta e vendndodhjeve te burgjeve si dhe portretet e fiksuara ne celuloid te personaliteteve qe u burgosen u denuan me vdekje dhe u persekutuan gjate diktatures 45-vjecare. Kjo veprimtari u zhvillua me mbeshtetjen e deputetes se Partise Demokratike ne Korce Ledina Alolli e cila tha se kujtesa historike eshte per te jo veten nje angazhim qytetar e politik por edhe moral pasi Korca qytet model i tradites kultures dhe emancipimit te kombit shqiptar eshte nje nder qytetet me te goditura nga persekutimi i gjate komunist. Eumlshte nje detyre jo vetem e historianeve por e te gjithe shoqerise qe te rinjte te njihen me persekutimet dhe burgimet monstruoze te komunizmit - tha zonja Alolli. Historiani Musta tha se Korca per nga numri i burgjeve dhe i te denuarve politike vjen pas Shkodres ne historine e persekutimeve. Duke shpjeguar pasojat fatale qe shkaktoi diktatura ne qindra familje korcare intelektuale me tradita te medha patriotike dhe te pasura Musta theksoi se diktatura komuniste ne Shqiperi ishte nder me egrat ne te gjitha vendet komuniste dhe diktatoriale te botes. Ai foli me tej per figurat e ndritura te Korces qe humben jeten ne menyre mizore ne burgjet e komunizmit si ish-kryeministri Koco Kota ish-deputeti Kristo Kirka ish-ministri i Arsimit Xhevat Korca e me dhjetera intelektuale te tjere.