Gjuha maqedone që nga klasa e I, Kushtetuesja rrëzon vendimin

Gjykata Kushtetuese ne Shkup rrëzoi vendimin e ministrisë së Arsimit për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë nga ana e nxënësve të bashkësive etnike joshumicë në Maqedoni. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, me vendimin e tillë ka hyrë në kompetencat e Kuvendit, pasi sipas Ligjit për arsim fillor që është në fuqi, mësimi i gjuhës maqedonase për nxënësit joshumicë duhet të fillojë nga klasa e katërt dhe kjo me ndihmë të një arsimtari te lëndes.
Nga ana tjetër ministri Todorov tha se është i çuditur nga vendimi i gjykatës, ndërsa në një takim me gazetarët tha se ministria do ta respektojë vendimin. Sipas Todorovit, Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur kompetencë që të vendosë rreth kësaj ceshtje. Iniciativa për shfuqizimin e vendimit u morë nga Rinia Demokratike Shqiptare dhe organizata joqeveritare ‘Realiteti’ që nga janar të këtij viti.
Alsat