E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha pellazge nuk ishte sllave

Nga Ali ELTARI (LAPI)
Njohja e mirë e historisë na bashkon, njohja e keqe e saj na ndan: Nikolla Iorge               
Aty nga fillimi i viteve 70, pasi kisha përgatitur studimin për shkrimin ilir, i kënaqur me punën time shkova dhe trokita te revista shkencore Shkenca dhe Jeta. Më thanë se me këtë rubrikë ishte caktuar redaktor Vasil Melo. Sapo i thanë që ka ardhur një djalë me një shkrim të tillë ai më priti jashtë derës së redaksisë dhe pa e parë fare atë më tha me përbuzje:
-Çfarë alfabeti... ku kanë pasur shkrim ilirët!...
Pritja e tij më fyeu rëndë dhe pa ia treguar atë u ktheva në shtëpi i dëshpëruar. Atëherë kisha lexuar shumë autorë të lashtë nëpërmjet librit Ilirët dhe Iliria, përgatitur dhe botuar nga punonjësit shkencorë të asaj kohë të arkeologjisë. Vërtetë në të nuk thuhej që ilirët kishin shkrimin e tyre, por ato jepeshin indirekt, gjë që një lexues i vëmendshëm mund ti zbulonte pa shumë vështirësi. Mirëpo fyerja e Vasil Melos më frenojë ta ndjek në rrugë të tjera, mbasi mendova se mund të qe ndonjë orientim i partisë dhe nëse ngulja këmbë mund të përfundoja burgjeve si shumë të tjerë për agjitacion- propagandë. Por kur mbas 90, Vasil Melo krijoi shoqatën Omonia dhe më vonë Partinë Greke të Shqipërisë ju mund ti thonë Partia për të drejtat e Njeriut, për mua nuk ka ndonjë ndryshim, atëherë dhe vetëm atëherë e kuptova se edhe kur thuhej se kishim qeveri shqiptare, grekët nëpërmjet Vasil Melove i kontrollonte botimet shqiptare, të pengoheshin me çdo kusht gjithçka që të mos njihej historia e lashtë e vërtetë e shqiptarëve. Tani i jap të drejt Astrit Kallapodhit, ish zëvendës Rektor i Institutit Bujqësor të Tiranës që thoshte se shqiptarët e Qarkut të Gjirokastrës u jenin bursa për të vazhduar shkollën e Lartë në Shqipëri në degë jo të pëlqyera si bujqësoren, kurse minoritarët grek në ato më të kërkuarat mjekësi, inxhinieri etj.
E keqja nuk qëndronte vetëm te një Vasil Melo, politika greke antishqiptare kishte rrënjë të thella. Ajo çdo gjë që zbulohej nga lashtësia e quante greke, madje edhe varrin e Filipit të II (babait të Aleksandërit të Madh) e quan grek, ndonëse simbolet e tij të dushkut flasin pellazgjisht, pra shqip. Grekët vazhdojnë të gënjejnë dhe mashtrojnë edhe në mes të ditës. Për fat të keq shteti shqiptar ka përgatitur disa arkeolog të zot, por asnjëri prej tyre nuk po ballafaqohet me ta. Pse? Ka frikë se hakmerren grekët? Apo mos vallë nuk i fusin në projektet e tyre nga të cilat fitohet para e madhe, siç po zbulojmë rastësisht në internet për disa studiues shqiptar. A mos vallë do të vazhdojmë kështu që për para do të shkruajnë ashtu siç u diktojnë ata që i shpërblejnë dhe do të heshtim përpara gënjeshtrave dhe mashtrimeve të pseudo shkencëtarëve që i botojnë studimet e tyre duke injoruar të vërtetën madje edhe shtrembëruar? Çfarë mund të themi kur në kufi me shtetin shqiptar, në Shkup, janë gjetur shkrime të lashta pellazg- ilire dhe studiuesit sllav nuk thonë asgjë për këta njerëz të lashtë që kanë jetuar dhe zhvilluar gjuhën dhe shkrimin e tyre? Nuk thuhet një fjalë për përkatësinë e tyre, por përmblidhet me frazën para sllavë! I turpëruaka emri i tyre i nderuar PELLAZG apo ILRË këta popuj sllavë që vijnë nga errësira kulturore të përmendim emrin e banorëve të parë që kanë jetuar aty deri pra pak më shumë se një shekull, kur Fuqitë e Mëdha Europiane me Kongresin Famëkeq të Berlinit u dhanë toka të banuara nga shqiptarët që prej prehistoria dhe sllavët sapo ardhur i quajnë të tyre? Këta sllavë ende nuk janë mësuar me jetën e vendit të ri të uzurpuar me ndihmën e injorancës perëndimore, por zunë vend në ato toka dhe shumica jetojnë ende në shtëpitë e shqiptarëve të përzënë prej tyre. Dihet që sllavët sapo pushtuan ato vende të bekuara, me kërkesën dhe bekimin e rusëve si dhe heshtjen ogurzeze të perëndimorëve nisën gjuetinë shtrigave, duke vrarë miliona shqiptarë të pa armatosur dhe prunë sllavë, të cilët sot shkruajnë mbroçkulla para sllave të periudhave kohore në 9 000- 3 000 vjet përpara, siç shprehet një studiues egjiptian. Dhe asnjë shkencëtarë me mjekër shqiptari nuk proteston, sikur këto të jenë shkrime të sakta. A do të vijë ndonjëherë dita që edhe ne shqiptarët të vlerësojmë veten tonë? Apo do të kënaqemi kur ndonjë i huaj do të thotë qoftë edhe ndonjë fjalë pa rëndësi për ne?
     Ndonëse këto shkrime më zemërojnë për mënyrën e shpjegimit, megjithatë në to gjejë konfirmim të studimit tim të botuar në librin Pellazgët krijuesit e qytetërimit botërorë. Falenderoj mikun tim fisnik Bardhyl Selimin, i cili më sjellë gjithnjë lajme shumë interesante nga Kosova heroike, por edhe më gjerë. Këto ditë më pruri të dhëna për konferencën e studiuesve në Boshnjako- Hercekovinas për piramidat madhështore të zbuluara atje, që studiuesit e mbledhura nga bota i kanë quajtur më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet e botës. Për mua ky ishte konfirmimi më i plot i tezës sime që kam ngritur te libri im i fundit se janë pellazgët ata që krijuan që krijuan njeriun e parë folës. Ky njeri që nisi të mendojë, krijoi qytetërimin e parë në botë. Por jo vetëm kaq. Ai i ktheu edhe njerëzit ulëritës në folës dhe që kërkonte dhe punonte për jetë më të mirë. Por mbeta i habitur dhe i zhgënjyer kur nuk gjeta në mes të pjesëmarrësve asnjë studiues shqiptar. A nuk e dinë shkencëtarët shqiptarë se me emrin Iliri njihet nga Europa popullsia që ka jetuar nga përtej Çekisë, Austrisë, Gjermanisë së Jugut, Italisë tërë Ballkanin, pa Rumaninë që quheshin Dakë, por flisnin shqip dhe që studiuesit e lashtësisë i quajnë popullsi Iliro- Trakase? Si shpjegohet atëherë që në takimin e parë, ku morën pjesë edhe nga Rusi madje edhe Kina e largët dhe nuk kishte përfaqësues nga popullata e hershme Ilire (shqiptare) dhe Dake (rumunë)? A ishte kjo rastësi? Jo, kjo ishte e paramenduar, se në të u ftuan të gjithë studiuesit sllav të Ballkanit, por jo shqiptarë. Me gjithë që nuk përjashtohet edhe rasti kur në takime të rëndësishme ndërkombëtare shteti ynë nuk ka para, siç ndodhi me mua, kur u ftova në Parisë, të mbroja tezën time, të krijimit të qytetërimit botërorë nga pellazgët dhe të rrëzoja indo-europinishten e gabuar, por që kur kërkova mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, mbasi e mbajtën tri muaj kërkesën time për para rruge, hoteli dhe ushqimi, dy ditë para nisjes më thonë Meqë je akademik, kërko te Akademia e Tiranës, atë kohë kur punonjësit e saj kishin disa muaj pa marrë rrogë. Më hollësi për këtë mund të lexoni artikullin O Shqypni e mjera Shqypni (Koha Jonë data 24 prill 2006 Faqe 20). A mos vallë u ka ndodhur e njëjta gjë edhe studiuesve të tjerë? Kam frikë se shtetit shqiptar nuk i ka shqetësuar aspak mos pjesëmarrja e tyre. Përse? Për mua është e kuptueshme. Nëse unë ia kam falur shpirtin shejtanit është njësojë si tia kem falur edhe mikut të tij, dreqit. E thënë më qartë, nëse marrë para nga projektet e Akademisë Greke, ose priftërinjve grek ata nuk më lejojnë ti kundërvihem miqve të tyre sllav dhe kur ata të shkruajnë Popullatë para sllave, ndaj jam i detyruar të heshtë. Dhe kur ata i deshifrojnë fjalët e vjetra pellazgo- ilire me gjuhën e pushtuesve të rinj të para një shekulli- se mendjet e mykura shovene arrijnë në atë budallallëk që edhe mes sllavëve ka autor që skandalizohen nga marrëzira të tilla, ne a nuk duhet të shkulemi së qeshuri?
Më poshtë po botoi materialin të plotë sllav, të cilin sapo e përktheva nga anglishtja.
 
Zbulime rreth letërsisë, gjuhës dhe kulturës së lashtë të maqedonasve
Nga Vasil Iliov (Ilyov)

Vendndodhje arkeologjike afër fshatit Osinçan- Shkup.
Vendndodhja arkeologjike afër fshatit Osinçan, rreth 13 km pranë Shkupit, si një korb që fluturon nga qendra e begat me një mjet të jashtëzakonshëm lënde kulturore, dëshmon për kohën e vazhdimësisë së gjatë të jetës në këtë krahinë të Maqedonisë. Në vendbanimin Dabije është gjetur pllaka e varrit (1.20 x 0.60 x 0.10) në reliev të së cilës ka krijime në formë të një kokë dreri me sy dhe hundë shprehëse (Foto 1) nga përpunimi i tij pamor artistik në përgjithësi që shoqërohet me lëvizje të gjetura në skulpturat e Lep

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›