Shumë zhurmë, për një barazim!
(Më mirë realistë, se sa të guximshëm e të vërtetë, aty ku të paragjykojnë)
Nga Besi BEKTESHI
Natyrisht edhe unë kam qenë nga ato që kam paragjykuarpër Zogby-in dhe kam thënë se në sondazhin e muajit maj dhe pak qershor, Partia Socialiste do të jetë përpara asaj Demokratike. Eeee.. e pranoj se nuk kam pasur të drejtë. Zogby International parti të parë në Shqipëri ka nxjerrë PD-në, dhe parti të dytë PS-në. Po si i ka nxjerrë në këtë mënyrë? Pra.. PD me 40 % të preferencave dhe PS me 38 % të preferencave. Por ama G-99 me 2 % të preferencave dhe që po ti mbledhësh me PS-në bëjnë 40 % të preferencave.
Natyrisht LSI-në e ka ulur në 4 % të preferencave dhe të pa vendosurit në 8 % të të ankimuarve. Po kishte edhe një 1 % të partive të tjera dhe në përgjithësi ky ishte edhe morali i një sondazhi të bërë nga amerikanët e Zogby-t. Më e sakta në përfundim të sondazhit të bërë ishte edhe fjala përmbyllëse e gazetarit Balla, që deklaroi gjith... për të marrë një barazim!!? Në fakt edhe personi që duhet të përgjigjet mediatikisht nga Amerika, sikur me zor i dilnin fjalët, sikur kishte problem të folurën lirshëm dhe për më tepër përgjigjej për disa pyetje të vështira por edhe të sakta me.. nuk kam këtu të dhënat apo janë të përafërta, duke lënë një shije aspak profesionale në të gjithë kohën. Por edhe sqaruesi i ardhur në televizionin tjetër për të mbajtur pyetësorin dhe rezultatin e Gani Bobit po në një mënyrë fallxhoreje përgjigjej dhe më e bukura ishte në fund kur gazetari e pyeste... edhe këtë javë... ai përgjigjej pa ditur asgjë, po .. edhe këtë javë... për sondazhin e fundit. Pa asnjë dëshirë për të demoluar ato të jashtë shtetit, por më duhet të them se ato me sondazhet janë më keq se sa ne të brendshmit. Nejse, po të flasin seriozisht dhe të besojmë se edhe ato që kanë bërë sondazhe se kanë seriozisht me vetë sondazhin dhe nuk e kanë të porositur... atëherë më duhet të them se... edhe kështu, e kanë të vështirë në Shqipëri. Jo vetëm për shkakun se ne jemi mësuar të mos themi të vërtetën, por edhe pse kemi frikë shpesh herë nga e vërteta. Po, akoma kemi lepurin me gjithë kaçubë në bark. Ndoshta jo gjithë populli, por një shumicë...po. Pse? Ne akoma jemi të lidhur me partinë për vendin e punës...! Po akoma partia të vendos në punë dhe të mban shpirtin gjallë. Partia akoma të largon nga puna. Jemi i vetmi shtet në Europë që kur ndërron pushteti arrin të lëvizet nga pozicioni i punës sidomos ai drejtues, rreth 30 për qind e administratës. Por akoma më keq, humbin vendin e punës edhe shumë persona që nuk janë drejtues. Ka shembuj që kanë fituar edhe gjyqet dhe askush nuk ka çarë by...ën. Kjo gjë si djathtas edhe majtas. Ka shumë indoktrinim, ka kaq shumë... sa që edhe kur vijnë sondazistët për të pyetur te nëpunës së tillë, përgjigje është e kundërta e e votës, sepse kështu e do .....puna. Po ashtu edhe për atë që i është premtuar punë apo biznes.. dhe që pret e pret, por që votën mbase e deklaron për atë që i ka premtuar... dhe e hedh për atë që ka në zemër. Eeeehh.. e bukur shumë kjo...! Shqiptarët paragjykojnë çdo gjë, sepse kështu kanë mentalitetin...dhe rrethanat! Arsye tjetër është, se është një shumicë që nuk janë të drejtpërdrejtë. Nuk thonë atë që mendojnë. Zogby thotë marzh gabimi 3.2 %, kurse ndonjë tjetër marzh 2 %..! Në fakt 5 % është pak për shqiptarët, e sidomos të moshave mbi 40 vjeç dhe në zona rurale. Sidomos për pyetjet a jeni më mirë sot se në 2005-sën? Patjetër që instiktivisht një pjesë e mirë edhe sikur të jenë më mirë thonë jemi më keq, sepse e para është shpirti i ankesës dhe e dyta nuk janë të drejtpërdrejtë në përgjigje. Ka që dyshojnë dhe janë keq e deklarojnë nuk di...! Apo pikat ku del papunësia dhe ekonomia..! Këto janë krejtësisht flu për shumë shqiptarë. Pak ka dalë sondazhi, sepse kur i pyet në përgjithësi njerëzit në fakt duket sikur ka vdekur gjithçka. Sepse mbi të keqen që është prezent, vendosin edhe ekzagjerimin, dhe në një farë mënyre edhe raportin e vetes me tjetrin dhe jo vetes si pjesë e shoqërisë me shtetin, si garantues i saj! Zogby nuk ka nxjerrë fitues real dhe ka nxjerrë në fund se pushteti ka për të qenë tepër i vështirë për të dy krahët, sepse nuk ka dashur të anësohet edhe për faktin që u paragjykua që në fillim. Biles edhe për profesionalizëm dhe për arsye se porositësi ishte anësuar disi në një krah politik. Sondazhet në Shqipëri shërbejnë vetëm si indikatorë të votës dhe udhëzues të militantëve për të shtuar radhët e tyre. Nuk kanë ndonjë rëndësi më shumë se kaq!! Kështu që Zogby është treguar shumë realist, në vend që të ishte i guximshëm, ose i vërtetë. Sepse padyshim do të paragjykohej fortësisht. Realiteti në 28 qershor mbase ka për të treguar edhe vërtetësinë e Zogby-t pa asnjë të keqe, edhe për marzhin 3.2 %, por edhe mund të shkojë në një trend tjetër. Megjithatë Zogby tashmë ka larë duart me shqiptarët, duke ju thënë bëni çfarë të doni, sepse barazim jeni. Ose më mirë sikur ju ka thënë, se njësoj jeni!! Zogby, gati gati, këtë punë e kanë bërë edhe me dy liderët Berisha dhe Rama. Ato janë të dy, po aq të dashur dhe jo të dashur në sondazh, me një epërsi të lehtë të Ramës. Por në realitet kemi sërish një iluzion që është tepër i madh, oqeanik, dhe ka të bëjë me turmat. Në saj të lirisë së ka dhënë Berisha në lejimin e mitingjeve për opozitën dhe në saj të urtësisë së Ramës në opozicion, kemi turma të mëdha, tepër të mëdha e të duket vetja, sikur jetojmë në një shtet mbi 100 milion banorë. Të duket se qytetet tona janë afër gjysmë ose më mirë 1 milion banorëshe. Oqean kokash në mitingjet e PD-së dhe po ashtu në ato të PS-së. Liria e Berishës për opozitën në mitingje, është në fakt një shkallë demokracie më shumë, por po ashtu ka sjellë edhe lirinë tjetër të detyrimit ose gjysmë detyrimit të administratës, të nxënësve të shkollave, të studentëve dhe të punonjësve të shtetit në mitingjet e veta. E kjo liri detyruese është përdorur në afërsi të madhe të iluzionit që shkaktojnë parullat, makinat, posterat, këngët dhe bokset, kamerave dhe podiumeve apo skenave të mëdha, letrave me ngjyra dhe flamujve të shumtë blu, për të bërë atë iluzion që ndikon dhe ndikon, dhe që vetëm 28 qershori do të mund ta përligj apo jo. Sot me proporcionalin e paralajmëruar që e bën pushtetin të vështirë si maxhorancë dhe të sigurtë për shkarkim të kryeministrit, të dy liderët po luftojnë edhe për votën e fundit. Sot një votë e shqiptarëve vlen për shumë persona dhe jo vetëm për një si dikur. Ajo është një votë multizgjedhëse dhe këtu nuk e ka gabim Rama që e sqaron në turmë. Tani nuk kanë shumë rëndësi mirazhet me sondazhe dhe turma oqeanike. Tani ka rëndësi momenti reflektues se çfarë mund të bëhet me votën, dhe si mund të shërbejë ajo. Sot nuk duhet të gabohet në sprintin final të fushatës me sidomos ato që nuk janë as në sondazh, dhe as në turmë. Sepse, ka një dyshim të madh në një pjesë të elektoratit se mos është votë e hedhur dëm, në të gjitha drejtimet. E është kjo pjesë, që ndoshta nuk është as në sondazhe dhe turmë që vendos pikërisht në ditën e 28 Qershorit e që dy liderët kushdo qoftë fitues, nuk kanë as mënyrën ti thonë faleminderit, sepse nuk takohen pothuaj asnjëherë me të tillë njerëz, që nuk janë as në sondazhe dhe as në turmë dhe as të punësuar në busta-pagat e partive. Jo nuk janë....! Por të japin pushtetin.