E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha shqipe provim mature, kalon mocioni ne Parlamentin Britanik

Parlamenti Britanik i ka dhene driten jeshile perfshirjes se gjuhes shqipe ne provimet e matures. Dy nismetaret e ketij mocioni Ambasadori shqiptar ne Britani, Zef Mazi dhe Kryetari i shoqatave Shqiptare, Lutfi Vata thane se kjo nisme historike ka tashme edhe fjalet e ligjit dhe se perben nje arritje te madhe per komunitetin shqiptar ne Britani. Te pranishem ne Parlamentin Britanik ishin dhe 6 deputete te pozites dhe opozites shqiptare, te cilet ishin ftuar nga homologet angleze. Per here te pare, ne muajin janar, komuniteti shqiptar ne Britanine e Madhe pati mundesine qe te kerkonte nga Parlamenti Britanik perfshirjen e gjuhes shqipe ne sistemin arsimor. Perfaqesues te shoqatave shqiptare ne Britani e cilesuan nje arritje, qe do te kontribuoje ne integrimin e emigranteve shqiptare ne jeten sociale te ketij vendi si dhe nje mbeshtetje e madhe qe Mbreteria e Bashkuar ka dhene dhe jep per emigrantet shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›