E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Kujdes me te madh gjate komunikimit etik mjek-pacient

Mjeket nuk komunikojne ashtu sic duhet me pacientet, apo nuk i sqarojne per semundjet e tyre. Keto jane disa nga ankesat te cilat i kane shkuar Ministrit te Shendetesise i cili ua ka bere te ditur mjekeve te Senatoriumit. "Eshte nje nga atakimet e medha, shpesh dhe subjektive, te pacienteve karshi mjekeve. Ndaj do te kerkoja nga ana juaj nje mirekuptim dhe kujdes me te madh gjate komunikimit etik mjek-pacient", ka theksuar z. Vasili. Duke shtuar se nuk mund te pretendojme qe te gjithe pacientet te kene njohurite tona mjekesore ashtu sic nuk duhet te harrojme qe detyra kryesore qe ne kemi, eshte t'iu sherbejme qytetareve. "Nje sjellje jo korrekte ndaj tyre, shpesh mund te zbehi dhe sherbimin me te kualifikuar qe mund te ofrojme. Nga ana ime nuk do te kete asnje kompromis per kedo qe tenton te shkeli sistemin e referimit", ka nenvizuar Vasili. Nderkohe pika te tjera te rendesishme qe kreu i shendetesise ka kerkuar nga mjeket ka qene edhe urgjenca sa me efeciente, tolerance zero ndaj dukurive korruptive dhe kujdes te vecante ne elementet e komunikimit etik me pacientet. " Kjo qender eshte poli i dyte universitar qe ne kemi, ndaj dhe kerkesat tona do te jene te medha. Urgjencat fiktive jane nje indeks qe duhet analizuar sa me shpejt. Drejtoria e spitalit si dhe strukturat pergjegjese prane Ministrise se Shendetesise, duhet te gjejne sa me pare zgjidhje per kete problem. Nuk ka asnje kompromis per ato qe tentojne te mos e zbatojne sistemin e referimit", ka theksuar Vasili gjate analizes vjetore ne spitalin e Sanatoriumit. Sipas tij, tolerance zero ndaj korrupsionit eshte dhe motoja e reformes qe ndryshon shendetesi. Spitali i mushkerive "Shefqet Ndroqi", eshte qendra e dyte universitare ne vend. Gjate vitit te kaluar ne kete spital jane regjistruar rreth 3041 shtrime ne vit. Shfrytezimi i shtratit gjate vitit te kaluar ka qene ne masen 68.1 per qind. Rreth 7 milione euro pajisje mjekesore me qellim permiresimin e sherbimit ndaj pacientit, jane investuar vitin e kaluar ne kete qender. Nderkohe nga ana e drejtorise se kesaj qendre, ne zbatim dhe te porosive te lena nga Ministria e Shendetesise, po merren te gjitha masat per rishikimin e orarit te punes me qellim qe spitali te jete i mbuluar ne cdo kohe me numrin e nevojshem te personelit.

Gripi i derrave
Perballimi i pandemise se gripit te derrave, ka qene detyra me e veshtire per mjeket e spitalit te Senatoriumit. Bluzat e bardha u perballen me rastet me te renda, deri aty ku 12 paciente humben jeten nga ky virus.

Prioritetet
Urgjenca sa me efeciente, tolerance zero ndaj dukurive korruptive dhe kujdes te vecante ne elementet e komunikimit etik me pacientet, kane qene tre detyrat kryesore qe ministri i Shendetesise iu ka lene mjekeve te Senatoriumit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›