Gjuhe jane edhe fjaloret
Nga Prof. dr. Hajri Shehu
Keto dite doli nga shtypi "Fjalor persisht-shqip". Ai eshte i pari fjalor ne historine e leksikografise perse dhe shqipe, a e thene edhe ndryshe, iraniane dhe shqiptare. Fjalori eshte paraqitur para nje auditori te ngritur shkencor ne "Tirana International Hotel".
Fjalori ka rreth 20.000 fjale. Ne kete numer nuk perfshihen fjalet e prejardhura dhe as togfjaleshat qe kane vleren e nje fjale. Kjo do te thote qe ai ka shume me teper se 20.000 njesi. Pas shtylles se shqipes, ka edhe shtyllen e anglishtes e ai mund te quhet edhe Fjalor persisht-shqip-anglisht.
Fjalori eshte fryt i punes se palodhur disavjecare te grupit hartues, redaktues e teknik, nen drejtimin e profesor Amir Hossein Asghariut dhe te profesoreshe Lejla Asghariut - kryeredaktore. Fjalori botohet nga fondacioni "Rumi" dhe kryeredaktoret. Ai vjen nga shtepia e mirenjohur botuese "Toena", me president zotin Fatmir Toci.
Fjalori botohet ne "Vitin Nderkombetar te Afrimit te Kulturave", shpallur nga UNESKO-ja. Nuk eshte rastesi. Edhe fjaloret i afrojne kulturat. Drejtori i Universitetit nderkombetar "Al-Mustafa", zoti Arafi e thote bukur kete: "Gjetja e barasvleresve mes gjuheve te ndryshme eshte ne vetvete nje perpjekje historike per te ndertuar nje ure mes gjuheve, duke forcuar keshtu lidhjet mes kulturave dhe qyteterimeve te popujve te ndryshem".
Republika Islamike e Iranit boton 55 mije tituj librash ne vit (Veshtrim mbi Republiken Islamike te Iranit, Tirane, 2009). Eshte vleresim i madh e i vecante qe kete vit te hyje ne numrin 55 mije edhe fjalori persisht-shqip. Po, cila eshte persishtja? Persishtja eshte gjuhe letrare qe ne shekullin X-XV ne Iranin e sotem e edhe ne vende fqinje - Afganistan, Azerbajxhan, Indi etj. eshte gjuhe shteterore dhe letrare e Republikes Islamike te Iranit. Persishten e flasin rreth 142 milione njerez; nga keta, rreth 80 milione ne Iran, Afganistan, Taxhikistan e Uzbekistan dhe 62 milione, ne vende te tjera te botes. Gjuha e vjeter perse ka qene gjuha kryesore zyrtare e Perandorise Perse ne kohen e dinastise se akimenideve. Ajo u shtri nga perendimi ne Libi, nga veriu ne Ukrainen e sotme, nga lindja ne lumin Indus dhe nga jugu ne Jemen e u perdor per rreth 200 vjet si gjuhe hibride (lingua franca). Ka qene lingua franca per shume kohe edhe e pjeseve lindore te botes islame dhe e nenkontinentit indian. Ajo ka qene gjuhe zyrtare dhe kulturore e shume dinastive islame. Ndikimi i saj vihet re edhe sot ne boten islame. Shkrimi me i vjeter ne gjuhen e vjeter perse eshte i shekullit VI para eres se re. Dokumenti i pare i shkruar qe njihet ne persishte eshte i vitit 550 para eres se re. Shumica e shkrimeve te vjetra perse jane gjetur ne Iran, Egjipt dhe Turqine e sotme. Fjalori i pare shpjegues i gjuhes perse eshte i shekullit XI. Shekujt kane sjelle gjithnje e me shume zhvillimin e persishtes. Ajo eshte gjuhe e poeteve, filozofeve, matematikaneve, teologeve etj. me emer boteror. Ne shqiptaret i njohim poetet e medhenj iraniane - Saadiun, Rumiun, Firdusiun etj., matematikanin Al-Horezmi, historianin e astronomin Al-Biruni, filozofet Ibn Sinai (Avisena), Al-Farabiu, Gazaliu etj., teologet e teoricienet e Hadithit - Ebu Hanife e Muslim Al-Kushehri etj. Ne hyrje te Organizates se Kombeve te Bashkuara jane fjalet e Saadiut te madh te persishtes:
Si pjese e nje trupi mbi dhe njerezit jane
Se brumin e krijimit te njejte e kane.
Kur koha nje pjese e godet me terbim,
As shoqet me s'kane ngazellim.
Persishtja eshte gjuhe e familjes indoeuropiane. Edhe shqipja eshte gjuhe e kesaj familjeje, cka do te thote se jane dege te nje peme. Emertimi i vjeter ka qene parsa. Sot, vete iranianet e quajne farsi. Eshte trajta e arabizuar e parsi (ne gjuhen arabe standarde mungon p). Persishtja shkruhet me alfabet arab nga e majta ne te djathte. 150 vjet pas pranimit te Islamit, perset e zevendesuan alfabetin e tyre te vjeter me alfabetin arab. Persishtja eshte gjuhe analitike. Ka trajtat rasore. Marredheniet sintaksore shprehen kryesisht me konstrukte analitike (parafjale etj.), si edhe me mjete sintaksore (rendi i fjaleve ne fjali etj.). eshte shume melodike e shume poetike.
Ne kete fjalor, shqipja perballet me persishten. Ajo eshte perballur me sukses edhe me gjuhe te tjera te medha si persishtja qe para 375 vjetesh e kendej - me latinishten, anglishten, rusishten, frengjishten, gjermanishten etj. Ne paranteze: Fjalori latinisht - anglisht ("Dictionarum Latinae et Anglicanae") eshte botuar me 1588. Fare afer ne kohe, 47 vjet me pas, me 1635, Frang Bardhi yne botoi Fjalorin latinisht-shqip ("Dictionarum Latino-Epiroticum"). Gjeografia e fjaloreve dygjuhesh me shqipen eshte shume e gjere: Europa, Amerika, Azia. Por ky fjalor i ri e kjo perballje e re do t'ua rrite me shume prestigjin te dyja gjuheve - edhe persishtes, edhe shqipes, nder te tjera, edhe pse jane gjuhe te nje familjeje.
Me te drejte lexuesi mund te pyese: Cfare eshte e si eshte ky Fjalor?
Fjalori i ka te gjitha elementet qe i ka nje fjalor i madh njegjuhesh. Ai ka teknologji moderne te ndertimit: standard drejtshkrimor e drejtshqiptimor (meqe shkrimi eshte me alfabet arab, shqiptimi jepet ne kllapa me tejshkrim / transkriptim, cka do te thote qe gjithkush mund ta lexoje), barasvleresì (ekuivalence) te sakte perkthimore, thenie per perdorimin e fjaleve, informacion te plote gramatikor, regjister ligjerimor e stilistikor te fjales a te shprehjes (me shenime per fushen e perdorimit - bujqesi, mjekesi etj., per statusin - librore, bisedore etj.). Si i tille, besojme se Fjalori do te jete i pelqyeshem.
Per ke eshte ky fjalor? Ai eshte per cdo lexues a perdorues qe i drejtohet fjalorit si liber tryeze. Lexuesi mund te gjeje ate qe mund te gjendet ne nje fjalor prej me shume se 20000 fjalesh.
Profesor Shefik Osmani shkruan ne "Panteoni iranian dhe iranologet shqiptare" (Tirane, 1998) se "persishtja ka qene gjuhe e elites ne Shqiperi". Ajo eshte folur e shkruar nga intelektuale te fuqishem. Nezim Frakulla, Muhamed Kycyku, Hafiz Ibahim Dalliu, Hafiz Ali Korca e shume te tjere shqiptare te shquar kane shkruar edhe ne persishte. Naim Frasheri shkroi ne persishte "enderrimet" (Tahajulat). Persishtja eshte mesuar ne medresene e Konispolit (1878-1912), ne shkollen publike te Manastirit (deri me 1908), ne medresene e Tiranes ne vitet 30-40 te shekullit te kaluar. Persishtja mesohet sot mjaft mire ne kolegjin "Saadi" ne Tirane, qe ka bere emer ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni. (Por persishtja nuk mesohet ne Shqiperi ne shkolle te larte. Per fat te keq, dy nga gjuhet e medha te Lindjes - arabishtja dhe persishtja, me te cilat shqipja ka pasur e ka lidhje te medha qyteterimi e kulture, nuk mesohen ne Shqiperi, jo me ne nje fakultet orientalistike, por as edhe si gjuhe e dyte e huaj a fakultative ne ndonje fakultet gjuhesor). Ky fjalor, besojme te jete nje nder mjetet themelore per nxeneset e kolegjit e studentet tona te ardhshme te persishtes. Kerkimet psikolinguistike kane provuar se perdorimi adekuat i perkthimit (ne nje fjalor dygjuhesh, ai eshte sistemor) eshte i nevojshem per mesimin e gjuhes se huaj.
Fjale a togfjalesha te shkences a te teknikes, pra termat perfshihen ne fjalor sipas parimit qe ata te jene te gjitheperdorshem, t'i drejtohen nje lexuesi te mesem, te jene aktuale. Kjo do te thote se fjalori synon edhe nje perdorues intelektual.
Sic dihet, perkthyes te shquar shqiptare dje dhe sot, si Fan Noli, Hafiz Ali Korca, Vehxhi Buharaja, Baba Qazim Bakalli etj. kane perkthyer nga kryevepra persiane-iraniane. Me korpusin e tij jo te vogel dhe me barasvleresine e tij te sakte perkthimore, mendojme se Fjalori do te jete i vlefshem edhe per perkthyesit e sotem.
Besojme se Fjalori do t'u sherbeje jo vetem atyre qe e mesojne persishten ne shkolle a qe duan ta zgjerojne njohjen e saj ose perkthyesve, por edhe studiuesve per studimet e tyre tipologjike sepse zbulohet dukshem struktura fjalesore, gramatikore e kuptimore e persishtes per shqiptaret dhe e shqipes per iranianet. Si gjuhe te nje familjeje, fjalori mund te zgjoje interesa shkencore edhe per studime etimologjike per afrine e bashkeperkimet persishte-shqipe. Profesor Asghariu, kryeredaktori i fjalorit, fjalen dhender te shqipes e lidh etimologjikisht, ashtu si edhe Stuart Mani me pare, me persishten. Edhe zjarrin. Edhe huazimin byrazer. Edhe fjale te tjera te fondit themelor te shqipes mund te lidhen etimologjikisht me fjale, gjithashtu, te fondit themelor te persishtes sepse trashegojne afrine, sic u permend e sic dihet, si dege te nje familjeje gjuhesore.
Fjalori mund te jete i vlefshem edhe ne nje kah tjeter. Sic dihet, shqipja ka huazuar nga persishtja - drejtperdrejt ose nepermjet turqishtes. Huazimet nga persishtja jane fjale kulture e qyteterimi (kujtojme abdes, bahce, balsam, hoshaf, paluze, pambuk, perde, shishe, tezgjah, turshi etj.). Te "Persizmat ne gjuhen shqipe dhe studimi i tyre", veper e Tahir Dizdarit, me redaktor prof.dr. Emil Lafen (botim i ketij viti, 493 f.) numerohen rreth 600 huazime nga persishtja ne gjuhen shqipe. Nderkohe, dime qe Naim Zoto po punon per nje fjalor te ri te orientalizmave. Pra, midis shqipes dhe persishtes ka edhe nje lidhje tjeter. Dhe kjo lidhje jane huazimet. Besojme qe fjalori do te sjelle nje bashkendihmese (kontribut) te vyer edhe per njohjen e huazimeve perse ne shqipe nga nje rreth me i gjere lexuesish.
Natyrisht, fjaloret gjuhe e huaj - shqip jane me se pari per perdoruesin shqiptar. Por, teorikisht, shumica e fjaloreve dygjuhesh synojne t'u sherbejne folesve te te dyja gjuheve - edhe gjuhes perkthimore, edhe gjuhes burimore. Kjo thuhet ne parathenie te shume fjaloreve. E, duke pasur, sidomos parasysh qe shqipja nuk paraqit veshtiresi ne pune te shkrimit dhe te shqiptimit e te leximit, mendojne qe Fjalori persisht-shqip te jete njeheresh i vlefshem edhe per iranianet. Gjuha perse ka mberritur me kete fjalor ne Shqiperi. Besojme se edhe shqipja do te mberrije ne Iran. Edhe sepse jane dege te se njejtes peme. Edhe sepse duhen njohur popujt e qyteterimet (ne paranteze, fjaloret i afrojne popujt sepse hapin para tyre edhe tablone jashtegjuhesore - te kultures, te etnokultures, te qyteterimit etj.). Edhe sepse duhen njohur gjuhet. Saadiu thote:
E di c'eshte gjuha ne goj' o njeri?
Nje celes per thesarin e cdo mjeshterie.
Kur dera rri mbyllur, asnjeri se di
Je shites rruazash a shites inxhie.
Gjuhe jane edhe fjaloret. Fjaloret hapin porta dhe dyer inxhish.