E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marredheniet Shqiperi-Maqedoni

Presidenti shqiptar, Bamir Topi, dhe homologu i tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, pas takimit koke me koke ne Shkup, i vleresuan dje si shume te mira marredheniet mes dy vendeve. Presidentet Topi dhe Ivanov, ne nje konference te perbashket, vune theksin ne rendesine e integrimit te dy vendeve fqinje. "Bashkepunimi per endrren euroatlantike duhet te vazhdoje. Dy vendet tona kane nje rol te rendesishem per rajonin", u shpreh Topi. Presidenti shqiptar, duke folur per liberalizimin e vizave, tha se Shqiperia eshte shume afer ketij momenti, duke theksuar se nga kjo e drejte nuk duhet te perjashtohen as qytetaret e Kosoves. Levizja e lire, tha Topi, eshte sinjal per nje stabilitet rajonal. "Une ketu nuk po flas per interesin e Shqiperise, sepse, sic theksova, Shqiperia shume shpejt do ta liberalizoje levizjen e lire te njerezve, por kete koment e bej per popullin e Kosoves, i cili nuk mund te privohet nga levizja e lire". "Kam besim se Evropa, Brukseli do te bejne te mundur qe popujt e rajonit, te Ballkanit Perendimor, ta kene shansin te levizin te gjithe te lire ne nje kohe sa me te afert. Sigurisht se ne gezohemi per levizjen e lire te fqinjeve tane, qofte dhe te popullit serb, por deshirojme qe kjo te ndodhe edhe per popullin e Kosoves", theksoi Topi.
Presidenti i Shqiperise pershendeti zbatimin e Marreveshjes se Ohrit, e cila, sipas tij, kontribuon per zhvillimin stabil te marredhenieve demokratike, si dhe barazine per te gjithe qytetaret ne Maqedoni. Topi ne takimet me presidentin Gjorgje Ivanov gjithashtu vleresoi lart edhe marredheniet midis Maqedonise dhe Kosoves, duke shprehur me kete rast falenderime per autoritetet e Shkupit lidhur me njohjen e Kosoves dhe zgjidhjen e demarkacionit te kufirit midis dy vendeve. Topi beri te ditur se ai dhe homologu i tij maqedonas kane marre ftese per takimin e perbashket trepalesh me presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu, ne qershorin e ketij viti, ne kuader te nje konference rajonale, qe do te mbahet nen patronazhin e presidentit te Kosoves ne Prizren.
Nderkaq, presidenti i Maqedonise, Gjorgje Ivanov, nenvizoi se dy vendet i lidhin shume pune, mes te cilave historia e perbashket, gjeografia, si dhe sfidat e perbashketa ne sferen e reformave. "Segment kryesor ne marredheniet tona duhet te jete bashkepunimi ekonomik, per te cilin vleresoj se aspak nuk korrespondon me nivelin e marredhenieve politike midis dy vendeve", tha Ivanov. Ai theksoi edhe nevojen per perkrahjen e ndersjelle ne planin e integrimeve ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO, per shkak se, sipas tij, integrimi i ketyre vendeve ne rajon do ta forcoje stabilitetin.
Dy presidentet biseduan edhe per ndertimin e Korridorit 8, hekurudhen, si dhe mbrojtjen e zones ekologjike Oher-Prespe. Gjate vizites dyditeshe ne Shkup, presidenti shqiptar, Bamir Topi, realizoi takime dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e Parlamentit, nderkohe qe pritet te takohet me lideret e partive kryesore parlamentare. Neser, delegacioni, i kryesuar nga presidenti Topi, do t'i vizitoje edhe komunat Tetove dhe Diber, ku pritet te shpallet qytetar nderi. RFE

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›