E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media dhe gruaja

Antoneta Malja
Kur thuhet "Media dhe Gruaja" menjehere te krijohet nje ndjesi se kjo ceshtje eshte bere rutine tashme. E thene e sterthene disa here dhe tashme duket sikur ceshtjet jane ezauruar. Por...
Nje nga keto dite drejt sheshit "Avni Rustemi", me terheq vemendjen puna e Bashkise se Tiranes qe ka nisur me se fundi me pastrimin e trotuareve. Nderkohe nje zonje nje humor te holle me thote " tani do na kenaqet syri tek do shohim gjithe keta zoterinj qe kalojne me ore te tera neper keto kafene. Me barkun e fryre nga birra dhe me pergojimet, se nuk kane se c'te thone kaq shume sa rrine ulur". Te jem e sinqerte qesha dhe shume. Thenie te tilla nga njerezit e thjeshte nuk mungojne, pavaresisht se ata ndoshta nuk kane lapsin, por qe i shqeteson nje fenomen qe tashme eshte bere masiv: "Kafenete dhe zoterinjte".
Pse iu referova ketij fakti: se pari, se duhet pare realiteti edhe me sportivitet. Se dyti, per te treguar se dukurite e jetes per mungesen e barazise gjinore tek ne jane te prekshme per kedo, dhe se treti, se sa borxhlie i eshte gruas kjo shoqeri me stereotipet qe ka krijuar nga koha ne kohe ne dem te gruas. Do te deshiroja per nje moment qe te mendojme per nje cast se cfare mund te ndodhe nese keto kafet te mbipopulloheshin me zonja, ku do te kalonin me dite te tera e me ore te tera duke u marre me gjera boshe, duke tjerrur e stertjerrur thenie e pasthenie. Ju pyes: cfare do te ndodhte? Te nesermen do te kishim mbi te gjitha nje shtyp te mbushur me ide dhe opinione te ngritura vetem nga zonjat, ato do te drejtonin gjithcka, ato do te menaxhonin cdo sfere te jetes, ato do te ishin te domosdoshme per gjithkend e per kedo. Dhe zoterinjte do te merrnin stereotipet qe zonjat kane sot. Nuk do te vononin anketimet, se kush do t'i mbaje tashme femijet, kush do t'i nderroje pelenat, se kush do te prese ne familje, se kush do t'i beje sherbimet nenes apo babait, se kush do te beje dreken, se kush do te hekurose, se kush......pambarim. Jane ato kilometra pa mbarim qe cdo zonje i realizon perdite, kjo qofte deputete, apo ministre, amvise, apo zyrtare. Askush nga ne nuk i shpeton dot mungeses se shoqerizimit te puneve ne familje. dhe jo per faj te zonjave.
Si burrat edhe grate jane mesuar qe nga dita e lindjes se tyre te bien dakord me rolet gjinore qe shoqeria u ka paracaktuar. Duke vendosur se cilat ngjyra u pershtaten vajzave, cilat djemve, dhe duke i atribuuar te dy sekseve vlera dhe role te ndryshme. Dhe me tej totalisht te varura nga burrat- baballare, vellezer dhe bashkeshorte. Dhe sot pershtatja me realitetin.
Per shumicen e audiencave mendohet se roli i gruas tashme eshte kapercyer dhe disi mire. E verteta eshte se jane bere hapa te rendesishme, dhe te prekshme, sic eshte ligji per "Barazine Gjinore", sic eshte fakti se ne drejtime te administrates shteterore ka nje perqindje shume te konsiderueshme te zonjave nese ato krahasohen me vite me pare. Sot zonjat mbulojne detyra qe dikur kane qene prone e zoterinjve. Sot jane krijuar hapesira politike qe tregojne se politikeberesit kane ndryshuar vizion per barazine gjinore dhe se tek shoqeria shqiptare ka ndryshuar kendveshtrimi per t'i vleresuar ato. Por eshte jo e mjaftueshme per faktin e thjeshte se si burri dhe gruaja jane aktore te njejte qe luajne ne nje skene, ne ate te ndertimit te demokracise, e cila nuk eshte asnjehere perjashtuese.
Ne kete aspekt media ze nje vend shume te rendesishem sepse krijon ose jo premisat per te sensibilizuar shoqerine per rolet dhe stereotipet gjinore. Jo vetem aq, por edhe si transmetohen ato, e, se si keto stereotipe vazhdojne te ndertojne imazhet tona dhe perforcojne rolet tona gjinore tradicionale.
Dhe cila eshte ndjesia qe ka shtypi per barazine gjinore?
Ne pamje te pare duket sikur grate nuk kane asnje kufizim. Te krijohet iluzioni sikur ato jane te punesuara, ze mjaft vend ne shtyp zbukurimi i tyre, duket sikur ato jane kudo, e ndonjerit nuk i bie ne sy se ku mungojne. E kam permendur edhe nje here tjeter thenien e nje deputeti "cfare kerkoni me teper, perqindjen e fituat e pse ankoheni".
Mjafton t'i hedhim nje sy shtypit elektronik qe sot eshte i gjithepushtetshem, nje sy qofte edhe te thjeshte e evidentues. Konstaton se dicka calon dhe jo pak. E kini vene re se, sa gra ftohen neper emisione qe kane peshe dhe krijojne autoritet? Besoj se do te bini dakord me mua, se sa borxhlie i eshte media kesaj shoqerie, qe krijon premisa per ta nenvleresuar Zonjen ne shkembimin e mendimeve dhe dhenien e opinioneve te rendesishme per shoqerine, ne keto tryeza me fokusim politik, ku grate gjithnje ne to mbeten periferike. Me konkretisht: kemi te njejtet zoterinj te selektuar ne emisionin "opinion", qe pernate na dalin ne ekran, te njejta figura ca te kollarisur e ca jo, me ndjesine e njeriut te ditur qe jep zgjidhje ceshtjeve qe shtrohen per diskutim, se "gjoja jane ata qe i kerkon shoqeria, qe vlera e tyre eshte e pamatshme. Por duhet vetem ndonje zonje e vetme qe t'i c'fokusoje nga qendra e gravitetit.
Nuk mjafton kjo, por sapo kthejme stacionin te njejtet persona me te njejtat ide te konsumuara, e keshtu nga dita ne dite syri i shikuesit u mesua te ndjeke forume te tilla mediatike perjashtuese per zonjat, te krijoje stereotipin se keto forume u perkasin vetem zoterinjve, se gjoja kjo eshte elita e shoqerise, se ata jane te afte te bejne e te tjerrin politiken e duhur. Keshtu mediat perforcojne kuptimet tradicionale te maskilitetit, feminilitetit dhe roleve gjinore. Seksi mashkull e seksi femer duhet te percaktohen si domosdoshmeri te njerit me tjetrin, e jo njeri me prioritete e tjetri me izolime. Barazia gjinore si parim eshte e domosdoshme te respektohet ne gjithe organizimin shoqeror, nga te gjitha pushtetet si dhe strukturat mediatike, te cilat jane promotore te zhvillimeve pozitive ne nje shoqeri.
I njejti raport qendron edhe me shtypin e shkruar. Pothuajse kater te pestat e citimeve e te intervistimeve jane nga zoterinj. Kryeredaktoret apo ata qe drejtojne kane kulturen e cunguar persa i perket barazise gjinore.
Apo mund te permend nje rast qe eshte lexuar keq, kur gazetari arrin deri aty sa u jep lexuesve per konsum nje lajm te tille se x-artiste e rreh i dashuri. Fyese dhe poshteruese per pozicionin qe u rezervon shtypi i shkruar zonjave, aq me teper qe keto gazeta drejtohen edhe nga vete zonja. Ne kete menyre ne menyre te pergjegjshme apo te papergjegjshme mesazhi fillon te behet menyra jone e te menduarit dhe e te parit te botes qe na rrethon. Dalengadale, por ne menyre shume kembengulese, media behet tmerresisht bindese. ndertohen ne kete menyre mite sociale duke u kthyer ne te pranueshme dhe te natyrshme
Apo te ecim me tej duke shfletuar shtypin e perditshem. Kur ndonje zonje kapet per x-veprim te demshem, menjehere shtypi nxiton ti reklamoje si zbulim te dites dhe me vrap i permend emrin, ose edhe te tilla se, "i shoqi vrau gruan sepse ajo prishi familjen". Sigurisht nuk mund te mohohet realiteti, pasi per shtypin ai perben lajm, dhe lajmi eshte ushqimi i pare i tij.... , por lajmi nuk mund te qendroje mbi dyshime, aq me teper qe citohet emri te vrares dhe i atij qe vrau nuk duket gjekundi.
E kuptoni se si merret ne mbrojtje burri dhe se si shitet gruaja. Pjesa me e madhe e mediave nuk arrijne t'i kapin keto botekuptime.
Shume thone qe media duhet te kete kodin etik ne pasqyrimin e fakteve. Per mua eshte pak, sepse secili gazetar duhet te kuptoje thelbin e ceshtjes per barazine gjinore. Ne cdo berthame te shoqerise e jetes, perkatesia gjinore percakton ndarjen e detyrave, roleve si dhe respektimin e te drejtave te individit. Barazia gjinore eshte nje partneritet real, e cila ne radhe te pare lidhet me respektimin e te drejtave te cdo individi ne shoqeri. Si rezultat logjika e pasqyrimit te realitetit ne media duhet te shtrihet mbi kete baze.
Thuhet shpesh se media eshte "PUSHTET". Me kete kuptohet qe misioni i saj nuk eshte thjesht nje mjet per te pasqyruar ne menyre mekanike ngjarjet apo dukurite qe shoqerojne zhvillimin e shoqerise, por edhe sjellja e ndryshimit, ku aktore te ndryshem luajne te njejtin rol ne shoqeri dhe nuk mund te kete perjashtime. Keshtu edhe gazetari, me shkrimet e tij jo vetem jep informacion per lexuesin, por te ushtroje rol te rendesishem ne pasqyrimin e vertete te marredhenieve gjinore. Nese do t'i hidhnim nje sy punesimit te zonjave gazetare ne shtyp, shohim se ato perfaqesojne diku tek 60 perqindeshi, si p.sh. reportere ne vendngjarje, si gazetare te temave te mjedisit, te edukimit, te femijeve, e plot te tilla. Por kur diskutohet per trajtimin e temave qe perbejne opinion ato jane prone e zoterinjve, dhe perfaqesimi i zonjave eshte teper i ulet, gati-gati i paperfillshem. Por Demokracia eshte pjesemarrje edhe ne rastin konkret. Ajo kushtezohet nga zhvillimet ekonomike te vendit, nga vete niveli kulturor Burre-Grua, nga trashegimia, nga mentaliteti mbizoterues, e shume te tilla. Permes rol-modeleve te reja te medias dalin ne pah shume ceshtje. Edhe pse pozicionet kyce ruhen ende per burrat, grate profesioniste duhet te ndergjegjesohen se sa e rendesishme eshte te afrohen imazhe te reja te zonjave, si dhe mbeshtetja qe ato duhet t'i japin njera tjetres. Biologjikisht ne jemi ndryshe, por procesi i lindjes nuk ka ndikim ne inteligjencen apo aftesite e burrit apo te gruas. Vecse duke ndare pergjegjesite brenda familjes, ashtu edhe ne jeten publike do te permiresohej cilesia e jetes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›