E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuhët e huaja si lëndë me zgjedhje, më shumë shanse për në universitet

Ata maturantë që kanë zgjedhur si lëndë me zgjedhje gjuhët e huaja dhe si degë do të zgjedhin po një gjuhë të huaj, janë më të favorizuar për të zënë një vend në auditorët e universiteteve. Kështu shprehet drejtori i arsimit parauniversitar, në MASH, Fatmir Vejsiu. Ai shprehet se koeficientet për gjuhët e huaja, me të cilët do të bëhet përllogaritja e pikëve janë më të lartë, krahasuar me degët e tjera.

"Janë dy aspekte, aspekti që janë shtuar gjuhët e huaja dhe e dyta ka tjetër vlerësim në koeficient në gjuhët e huaja. Por anglishtja është më e kërkuara nga fakultetet", shpjegon më tej Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në MASH.

Ndërkohë, Vejsiu sqaron dhe disa nga detajet e formularit A2, që tashmë, po shpërndahet në të gjitha shkollat e vendit. "Ka 215 drejtime studimi, kjo rëndon vizualisht formularin. Ka emrin, mbiemrin, atësinë, gjeneralitete dhe numrin e ID që janë të personalizuara, të prodhuara nga APRIAL, mesatarja që plotëson shkolla, detyrim i shkollës ka dhe preferencat e subjektit", thekson Vejsiu.

Më datë 10 korrik, maturantët do t‘u nënshtrohen provimeve me zgjedhje, për t‘i dhënë fund Maturës Shtetërore dhe për të plotësuar kështu kushtet, për t‘u futur në universitetet publike në vend.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›