E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjukanoviç: Na ka habitur reagimi i Serbisë për njohjen e Kosovës

Beograd, 10 shkurt, NOA- Njohja e Pavarësisë së
Kosovës nga Mali i Zi dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka qenë një
vendim i natyrshëm i qeverisë malazeze.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, gjatë
një prononcimi për mediat e Beogradi, deklaroi se vendimi për vendosjen e
marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi dhe Kosovës është sjellë në pajtim me
interesat kombëtare të Malit të Zi dhe të gjithë rajonit.

"Ky nuk është vendim i ri, por prej vitit
2008 kur ministria e Jashtme mori udhëzime që të vendosë marrëdhënie
diplomatike me Kosovën. Prandaj, na ka habitur reagimi i ashpër i një pjese të
opinionit në Serbi", ka thënë Gjukanoviç.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka shfaqur
"ndjeshmëri" sepse nuk ka shpejtuar me njohjen e pavarësisë së
Kosovës.

xh.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›