E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e Iranit, protesta në përvjetorin e Revolucionit Islamik

Teheran, 11 shkurt, NOA - Opozita iraniane ka
paralajmëruar zhvillimin e protestave me rastin  e 31-vjetorit të Revolucionit
Islamik. Parashikohet që ato të ndërmerren në kuadrin e një aktiviteti
përkujtimor të kësaj ngjarje të madhe në historinë e kombit iranian.

Lajmi është komunikuar nga burime pranë
opozitës, sipas të cilëve më shumë se tre milionë vetë, pjesa më e madhe
simpatizantë të "Lëvizjes së Gjelbërt" të udhëheqësit opozitar Mir
Hussein Mussavi, do të shfrytëzojnë të drejtën  e tyre për organizimin e
një demonstrate.

Nga ana e saj, policia ka njoftuar se do të
ndërhyjë ashpër ndaj kësaj proteste.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›