E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq në SHBA anulon fluturimet, mbyllen dhe shkollat

Uashington, 10 shkurt, NOA - Bregu Lindor i
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është goditur edhe nga stuhia e dytë e madhe
e borës këtë javë, e cila ka shkaktuar mbylljen e pjesës më të madhe të zyrave
federale në Uashington. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat amerikane, në
Uashington sot niveli i borës ishte 25 centimetra, pas dëborës së madhe, që
gjatë fundjavës arriti edhe në tri metra.

Ndërkaq, mot i keq po mbretëron edhe në Nju Jork, ku qindra fluturime janë
anuluar. Si rrallë ndonjëherë ky qytet e ka shpallur të mërkurën ditë bore për
shkollat e tij publike.

Ndërkaq, dhoma e Përfaqësuesve ka anuluar të
gjitha votimet deri më 22 shkurt, kur anëtarët e saj të jenë kthyer nga pushimi
dimëror prej një jave.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›