Gjukanoviç: Pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet
Në një intervistë për një nga televizionet e Podgoricës, ai ka thënë se nuk sheh në horizont asnjë shans të tillë. "Prandaj është më racionale, sado e dhimbshme që të jetë, që të tërhiqet viza për t'u nisur drejt asaj që është me të vërtetë shans. Shansi është e ardhmja evropiane", ka vlerësuar Gjukanoviç në një intervistë për "TV Atlas". Sipas deklaratave të Gjukanoviçit, duhen respektuar interesat e Serbisë, “por gjithashtu është me rëndësi të dihet se vetëm respektimi nuk do të thotë kontribut për stabilitetin rajonal". Kryeministri malazez ka paralajmëruar se vendi i tij dhe Kosova do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike në një të ardhme të afërt.