Ivanov vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve
Presidenti Gjorgje Ivanov ka vendosur që vendin e një përfaqësuesi shqiptar ta zëvendësojë me një të komuniteteve të tjera. Si anëtar i Këshillit të Sigurisë është zgjedhur Abdylaqim Ademi, në cilësinë e zëvendëskryeministrit, ndërsa vendi tjetër i ka takuar Veli Kreçit, përfaqësues i komunitetit turk. Mbledhja e kreut më të lartë shtetëror sipas një komunikate të presidencës ka kaluar me një marrëveshje për dinamikën dhe mënyrën e shkëmbimit të informacioneve midis institucioneve.