Gjukanovic Probleme diplomatike me Kosoven
Kryeministri i dorëhequr i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha se ky vend ka qëndrim miqësor ndaj të gjithë fqinjëve dhe se do të vazhdojë ta ruajë këtë edhe pas ikjes së tij. Në intervistën për televizionin IN në Podgoricë, Gjukanoviç tha se raportet e Malit të Zi me Serbinë i ngarkon pavarësia e Malit të Zi dhe vendimi i Podgoricës për njohjen e Kosovës. Sipas tij, në skenën politike në Beograd “regjistrohen sinjale” se në Serbi ende nuk pajtohen me pavarësinë e Malit të Zi. Më tutje, Gjukanoviç tha se janë dy arsye që Mali i Zi nuk i ka këmbyer ambasadorët me Kosovën. Njëra është çështja e përfaqësimit të pakicës malazeze në Kosovë dhe tjetra është dorëheqja e qeverisë së Kosovës. Por, ai theksoi se po krijohen kushte që në vitin 2011 Mali i Zi dhe Kosova t’i këmbejnë ambasadorët.