E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Hashimi ta enderroje Prishtinen

Kreu i LDK-së

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili në një intervistë televizive ka thënë se shumë shpejt PDK-ja do të marrë edhe Prishtinën. “Këtë gjë Thaçi mund ta shohë vetëm në ëndërr”, tha të premten Mustafa, pas një aktiviteti kulturor për fëmijë. Mustafa, po ashtu, i ka quajtur qesharake përgjigjet e Thaçit në këtë intervistë. Sipas tij, është e habitshme se si një Kryeministër mund t’i quajë zgjedhjet e 12 dhjetorit si demokratike, kur aty, sipas tij, kanë ndodhur vjedhje të mëdha.

Mustafa ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush për mundësinë e krijimit të ndonjë koalicioni, por e ka përjashtuar çdo afrim me PDK-në. Ai e ka lënë të mundshme krijimin e një qeverie nga LDK-ja, nëse PDK-ja dështon të formojë kabinetin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›