Pushohet grafisti i televizionit shteteror serb
Një grafisti në televizionin shtetëror serb RTS i ka kushtuar vendi i punës, fakti që në një hartë të Europës ka bërë veprimin e duhur, duke e lënë Kosovën jashtë hartës së Serbisë. Natyrisht, kjo për RTS-në është vlerësuar një skandal i vërtetë. Drejtori kontrovers i televizionit, Aleksandar Tijaniç, ka reaguar me nervozizëm. “Kam urdhëruar hetim të menjëhershëm dhe duket se është një gabim i grafistit. Ai do të pushohet nga puna, sepse një punëtor i tillë nuk ka çfarë i duhet RTS. Nuk do t’ua them emrin e tij, por ju siguroj se do ta largoj menjëherë nga puna”, ka thënë Tijaniçi. Kritika për “lëshimin” e RTS kanë ardhur nga partitë opozitare, por edhe nga ato në pushtet, duke thënë se televizioni shtetëror duhet të jetë shembull i politikës shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës.