E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, krim brenda familjes, vritet 65-vjeçarja

Një 29-vjeçare ka qëlluar më armë të ëmën, duke e lënë te vdekur në vend. Kështu, ka humbur jetën shtetasja Shpresa Anxho, 65-vjeç, e cila është qëlluar nga e bija, Anila Anxho.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar autoren e krimit, e cila akuzohet për vrasje me dashje të së ëmës.  Megjithatë, siç tregon policia, vajza ishte adoptuar në moshën 1-vjeçare, nga dy prindërit e saj artificial, por vite më vonë, jeta e tyre mori rrjedhje krejt tjetër. Tashmë, 29-vjeçarja ndodhet e arrestuar. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit midis tyre.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›