E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Ançeloti e jep formacionin si Mourinjo

Trajneri i Milanit tregoi 9 lojtarë të formacionit duke thënë se kuqezinjtë i kënaq vetëm titulli

Ai me formacionet tregohet gjithnjë i kujdeshëm. "Formacionin nuk e kam vendosur ende. Mbase ata që nxitohen shumë, më pas rrezikojnë të bëjnë ndonjë gabim", - tha Karlo Ançeloti në prag të ndeshjes mes Milanit dhe Bolonjës. Por më pas, me sa duket lejoi të rrëmbehet nga stili i ri i trajnerit ziklatër, i cili dha emrat e 9 prej 11 lojtarëve të formacionit të tij, një ditë përpara ndeshjes: "Nuk dua që të ma kalojë Mourinjo", - tha ai buzagaz. Ja cilët janë emrat: "Do të luajnë Abiati, Zambrota, Maldini, Kalaxe, Jankulovski, Flamini, Pirlo, Ambrozini dhe Sedorf." Ndërkohë, mungesave që diheshin do t'i shtohet edhe ajo e Gatuzos, sikurse bëri të ditur doktori Masimo Manara: "Rino ka pësuar një problem gjatë miqësores me kombëtaren. Gjatë kësaj jave ai është stërvitur, por nuk është ende në 100% të formës. Ai do t'i përgjigjet ftesës së Italisë për eliminatoret e Botërorit 2010, por nuk do të jetë gati ndaj Bolonjës."

Seria A, java e parë

Dje

Udineze – Palermo 3-1

Sampdoria – Inter 1-1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›