Arsenali thyhen lehtësisht Njukasëllin
Dje janë luajtur disa nga ndeshjet e vlefshme për javën e tretë të kampionatit anglez. Robin Van Persi ka shënuar dy herë, në pjesën e parë, duke i hapur rrugën fitores 3-0, që Arsenali arriti ndaj Njukasëllit në "Emirates Stadium". Golin e tretë për "topçinjtë" e shënoi braziliani Denilson. Për londinezët kjo ishte goleada e dytë për Arsenalin brenda pak ditës, pas asaj ndaj Tventes në Ligën e Kampioneve. Në sfidat e tjera, Portsmuthi ka marrë fitoren e parë të këtij sezoni kundër Evertonit, ndërsa Hull ka pësuar humbjen e parë në shtëpi kundër Uiganit. Blekbërni gjithashtu është mundur ndaj Uest Hemit, Midëllsbrou ka mundur Stoken, ndërsa Boltoni dhe Uest Bromuiç janë ndarë me një barazim pa gola. Portsmuthi i ka dhënë fund një serie prej gjashtë humbjesh të njëpasnjëshme, duke marrë parasysh dhe sezonin e kaluar, pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Evertonin. Piter Krouç dhe Zhermein Defo janë kuptuar më së miri në minutën e 12-të, duke kombinuar dhe duke gjetur golin me anë të shtatlartit. Everton kërcënoi disa herë para se Defo të rezultonte përsëri i rëndësishëm në monovrën sulmuese të Portsmuthit, duke i "dhuruar" golin e dytë Glen Xhonsonit. Të besuarit e Devid Mojes kanë pasur mundësinë të reduktojnë disavantazhin, në fillim të pjesës së dytë, kur ata morrën një penallti për një faull të Xhonsonit mbi Devid Vohan. Por Dejvid Xhejms ka pritur penalltinë e goditur nga Jakubu Ajegbeni. Portsmuhti ka siguruar të tre pikët me një gol në minutën e 69-të, ku Krouç me portën e boshatisur ka goditur topin, që më parë kishte kapur traversën, pas një goditje të Defos. Hull Siti është rikthyer aty ku e ka vendin, pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, teksa Uigani i mundi ata me rezultatin e thellë, 5 0. Pol Inc është mundur për herë të parë këtë sezon, pasi Blekbërni u mund 4-1 në "Apton Park" nga Uest Hemi. Uest Hemi ka kaluar në avantazh 2 0 brenda 20 minutash dhe ka arritur të mbajë nën fre presionin e kundërshtarëve. Midëllsbrou është rikthyer te tri pikët, me një fitore 2-1 kundër Stoke Sitit, që ka luajtur me dhjetë futbollistë. Ndeshjet e tjera do të zhvillohen sot. Aston Vila pret Liverpulin, ndërsa Çelsi do të ndeshet me Totenhemin në derbin e Londrës.