E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinosaurët u zhdukën nga oqeane llave

Nuk ishte vetëm një asteroid i rënë nga qielli, ai që bëri të zhdukeshin dinosaurët. Toka lëshoi oqeane llave, të cilët e pastruan planetin nga sunduesit e tij.

Sipas disa studiuesve të universitetit të Bostonit shkaktare e zhdukjes së dinosaurve nga faqja e tokës ishin shpërthimet vullkanike nga dy zona të caktuara në planet. Nga këto shpërthime sporadike doli një det i pafund magme që mbuloi një sipërfaqe prej 160 mijë kilometër katror.

Studiuesit kanë gjetur gjurmë mineralesh që datojnë në kohën e zhdukjes së dinosaurve, të cilët vërtetojnë shpërthimet vullkanike.

Sidoqoftë studimi nuk është i plotë dhe do të duhet akoma punë për të vërtetuar përfundimisht teorinë e shkencëtarëve.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›