E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea Jugut krijon qenin që shkëlqen

Shkencëtarët e Koresë së Jugut kanë deklaruar se kanë arritur të krijojnë një qen që shkëlqen me anë të disa teknikave të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e kurës së Alcajmerit dhe Parkinsonit.

Ekipi i studiuesve i universitetit të Seulit arritën të modifikojnë gjenetikisht një qen, i cili nën efektin e një drite ultraviolet shkëlqen me një dritë jeshile fluoreshente.

Studiuesit shpejguan se aftësia e qenit të shkëlqej mund të aktivizohet apo fiket me anë të një antibiotiku që i jepet me ushqimin.

Studimi hap orizonte të reja në mjeksi duke qënë se gjeni i injektuar qenit për ta bërë atë të shkëlqejë mund të zëvendësohet me gjene të cilët shkaktojnë sëmundje fatale te njeriu.

Teknika e përdorur është e njejta me atë që ekipi i studiuesve përdori për klonimin e qenit në vitin 2005.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›