Mushkëritë artificiale që punojnë vetëm me ajër
Për 200 milion njerëz në planet me probleme në mushkëri deri sot mushkëritë artificiale nuk kanë qenë një alternativë e mirë. Ato janë të jashtme, kanë një jetëgjatësi të shkurtër dhe peshojnë shumë.
Mushkëritë artificiale në përdorim sot, funksionojnë vetëm me oksigjen të pastër dhe nuk janë shumë eficente, për shkak të shkëmbimit të keq të gazit që bëjnë.
Një sistem i ri respirator mund të ndihmoj pacientët të marrin frymë më lehtësisht dhe do të eleminojë defektet e atyre në përdorim sot. Mushkëritë e reja janë prodhuar nga “Case Western Reserve University (CWRU)” në Kliveland, ato premtojnë të revolucionojnë trajtimin e sëmundjeve të mushkërive.
Portotipi është bazuar në formën e mushkërive të vërteta deri në detajet mikroskopike. Dhomëzat prej silikoni, ku do të kalojë gjaku, imitojnë në mënyrë të përsosur ato të mushkërive reale.
Mushkëritë e reja janë aq eficente sa mund të transplantohen në trupin e pacientit. Mekanizmi do të furnizohet nga zemra, pa nevojën e një pompe.
(a.h/BalkanWeb)