E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurme neolitike ne Korce. Njerezit e pare 6400 vjet p.k

Në Vashtëmi të Korcës arkeologët kanë zbuluar  gjurmë të jetës njerezore 8500 vjet para Krishtit. Ekspedita amerikano – shqiptare,  që kreu gërmime arkeologjike gjatë muajit gusht në afërsi të fshatit Vashtëmi,  ka grumbulluar material të pasur arkeologjik që dëshmon se jeta e njërësve të parë në këtë vendbanim i përket neolitit të hershëm, pra rreth 8500 vjet më parë. Këtë e ka konfirmuar arkeologu i Ilia Gjipali.

“Janë vegla prej guri e prej kocke. Kemi gjetur sopata prej guri, thika prej stralli, gjilbëra prej kocke që përgatiteshin në atë kohë me kockat e kafshëve të ndryshme, qeramikë shumë, e dekoruar apo edhe e thjeshtë, enë të përdorimit të përditshëm dhe enë luksozë të kohës sepse janë punuar me kujdes të veçantë”- tha Gjipali.

Këto gjurmë,  sipas studiuesve ndërkombëtarë,  gjenden vetëm në Greqi dhe në Shqipëri, çka vërteton tezën shkencore se neoliti i hershëm ka mbizotëruar në këtë pjesë të Europës dhe në fazat e mëvonshme jeta njerëzore është shtrire e eshte zhvilluar në thellësi të Europës.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›