US Open Turneu nis pa surpriza

Roger Federer ka nisur në mënyrën më të mirë turneun prestigjoz të tenisit botëror US Open, duke u kualifikuar pa vështirësi në raundin tjetër. Ish-numri një i botës mundi me lehtësi 3-0 me sete (6-4 6-3 6-2) kolumbianin Santiago Giraldo. Federer do të përballej me rezistencën e kundërshtarit vetëm në setin e parë, ndërsa më pas do të dominonte lojën, duke mos i lënë asnjë shpresë rivalit të tij në këtë ndeshje. Pas këtij suksesi, Federer ka konfirmuar veten si një nga favoritët për të fituar US Open.
Asnjë surprizë edhe në turneun amerikan të tenisit për femra, ku Venus Williams dhe Maria Sharapova kanë siguruar biletën për në raundin e dytë të US Open. Williams, e cila e ka fituar dy herë këtë turne në karrierën e saj, mundi në ndeshjen e parë 2-0 me sete rusen Vesna Dolonts.
Gjithcka e lehtë për tenisten amerikane, e cila shihet si një favopritet për të fituar këtë kompeticion bashkë me Maria Sharapovën. Kjo e fundit arriti të kualifikohejm me vëshirësi, duke përmbysur avantazhion në setin e parë të rivales së saj Heather Watson. Tenistja britanike surprizoi rusen në fillim të ndeshjes, ndërsa më pas u dorëzua përballë lojës së saktë të Sharapovës.
Nertan Prifti