E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjurmët e gishtave lënë në burg hajdutin

Gjykata e Fierit ka lënë në burg autorin e vetëm të arrestuar për vjedhjen e ish-drejtorit të Uzinës së Përpunimit të Naftës Fier, Ilir Dulla. Mësohet se Edmond Avdo, i arrestuar për vjedhje në bashkëpunim të një shume të madhe valute në shtëpinë e ish-drejtorit të UPN-së është përballur dje me togat e zeza, të cilat kanë vendosur masën e vlerësimit të sigurisë për të. Gjykata ka vendosur që Avdo të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, sikundër ka kërkuar Prokuroria e Fierit. Avdo akuzohet për vjedhje në bashkëpunim të 85 mijë eurove dhe 70 mijë dollarëve, por kjo sasi valute nuk i është gjetur atij në momentin e arrestimit. Prova kryesore ku mbështetet prokuroria janë gjurmët e gishtave të të arrestuarit, që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të personave të tjerë që kanë bashkëpunuar në këtë vjedhje, të cilët kanë me vete edhe pjesën më të madhe të parave të vjedhura.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›