E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurmët, ku janë gjurmët...!

Ngushëllime nga zemra, për familjen e Trebickës. Uroj që familja e tij të dijë të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën e vdekjes së parakohshme të njeriut të tyre të zemrës.

Bashkohem me të gjithë ata që kërkojnë të zbardhin të vërtetën e vdekjes së Trebickës. Trebicka nuk do të harrohet lehtë, pasi ai dha një kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit, po të kemi parasysh fjalën e kryeministrit Berisha në Shkodër, jo më larg se 8 shtatori, ai thotë:

“Dy janë armiqtë më të egër të mirëqenies së njeriut, tirania dhe korrupsioni. Tiraninë e kemi lënë pas që në vitin 1992, ndërsa korrupsionin do ta luftojmë rreptësisht dhe me përkushtimin më të madh, në mënyrë që të mos ketë hapësira në shoqërinë tonë”.

Mirëpo zoti Berisha nuk e ka përmendur akoma, se Trebicka ka qenë njeri nga denoncuesit më të rëndësishëm të një korrupsioni shumë të madh, me përfshirjen e vetë shtetit që ai drejton! Sepse sipas Berishës, korrupsioni “luftohet” vetëm nga lart-poshtë, pra nga vetë Berisha.

Berisha po jep dhe një spot publicitar për luftën kundër korrupsionit!!! Për mua, spoti i vërtetë duhet të jetë ky:

Trebicka:

- Ja ku është ujku!

Berisha:

- Gjurmët, ku janë gjurmët! Prokuroria do të zbardhë aksidentin tënd. Mirupafshim tek të shumtët!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›