E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjurmuesit e floririt shkatërrojnë një varr të shekullit III para Krishtit

Share

Jo shumë larg Tumave të Bajkajve, në rrethin e Sarandës, një prej monumenteve unikë të Shqipërisë, tashmë të rrafshuara nga buldozerët që ndërtonin autostradën, ndodhet një kodër e ulët me plot gjurmë muresh antike.

Me sa duket arkeologët nuk e kanë pasur idenë se çfarë ka pasur kjo kodër derisa 10 ditë më parë persona tashmë të identifikuar nga policia e Delvinës kanë gërmuar me ekskavator ditën për diell duke shkatërruar një monument antik, i cili nga një vëzhgim i shpejtë mund të datohet si i shekullit të III para Krishtit.

Monumenti antik me sa duket ka qenë në rrugën antike që lidhte qytetin e lashtë të Finiqit me prapatokën ilire dhe duhet të ketë qenë një monument shumë i rëndësishëm.

Vetëm 50 metra nga rruga që po ndërtohet, kjo kodër është gërmuar ne mënyrë ilegale nga trafikantë lokalë, të cilët duket se kanë pasur synim të kërkojnë për monedha të vjetra ose thesare të fshehura në varrezat parahistorike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›