E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Berishës: Vullnet politik, jo dokrra

Rama në Twitter

Te bardhen te zeze e te zezen te bardhe KM e ka mesuar ne shkollen e Enverit, s’ia kalon kush ketu,po une perseris:Vullnet politik jo dokrra! Ky ishte reagimi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama menjëhetë pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në reagimin e tij në Tëitter, Rama shkruan se; Reformat i ka bllokuar KM se s’ka vullnet politik per zgjidhje politike, jo teknicienet e matematicienet! Dialog dmth vullnet jo kafemuhabet. Saliu llastohet cuditshem si teze nazemadhe qe po i luten per kafe, nderkohe qe sot tryezen e dialogut politik e kerkon interesi kombetar!

Kryeministri e akuzoi kryesocialistin Rama se po kërkon ta kthejë çështjen e zgjedhjes së presidentit në çështje pazaresh.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kryeministri Berisha po takon aleatët në qeveri për caktimin e emrave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›