Presidenti, Reagon Rama: Kërkojmë vullnet politik, jo dokrra
Tiranë- Pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat mbi zgjedhjen e presidentit, ka reaguar kreu i PS- së, Edi Rama.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter ai ka thënë se reformat i ka bllokuar kryeministri sepse ska vullnet politik për zgjidhje politike’.
Te bardhen te zeze e te zezen te bardhe KM e ka mesuar ne shkollen e Enverit,s`ia kalon kush ketu, po une perseris:Vullnet politik jo dokrra!Reformat i ka bllokuar KM se s`ka vullnet politik per zgjidhje politike,jo teknicienet e matematicienet! Dialog dmth vullnet jo kafemuhabet.Saliu llastohet cuditshem si teze nazema dhe qe po i luten per kafe, nderkohe qe sot tryezen e dialogut politik e kerkon interesi kombetar!- shkruan ai.
Më herët Berisha akuzoi Ramën se po bllokon procesin e zgjedhjes së presidentit dhe po e kthen atë në marrëveshje pazaresh.
Për gjetjen e një presidenti konsensual mesaduket është angazhuar edhe Lëvizia Socialiste për Integrim, pasi sot ajo ka mandatuar kreun e saj Ilir Meta si personin i cili do të fillojë negociatat me partitë e tjera.