E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria i blen 5 helikopterë "Super Puma" Francës

TIRANE- Komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare ka miratuar kontratën midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë franceze "Eurokopter" për blerjen e pesë helikopterëve ushtarakë. Kontrata që kap vlerën e 79 milion eurove, siaps specialistëve të ministrisë së Mbrojtjes ende nuk ka nsiur të paguhet. Kolonel Balaj sqaroi se një pjesë e vogël e vlerës së kontratës do ti paguhet Kompanisë Eurocopter fill pasi kontrata të jetë miratuar në Parlament. Madje sipas Ministrisë së Mbrojtjes ishte kjo arsyeja pse vlera e parashikuar prej 6.2 milion lekësh nuk u pagua në dhjetor në pamundësi për ta ratifikuar këtë marrëveshje në Parlament. Specialstët treguan rëndësinë që kanë 5 helikopterët e standarteve të NATO-s për ushtrinë Shqiptare, ndërkohë që mësohet që helikopteri i parë do të jetë në dispozicion të shtetit shqiptar 20 muaj pas pagesës së këstit të parë finaciar, pra në vitin 2011. Efekti financiar për pagesën e helikopterëve është parashikuar të shtrihet në buxhetin vjetor, cka e kalon mandatin 4 vjecar të qeverisë aktuale. Helikopterët tip "AS 532 AL" janë version më i zgjeruar i familjes së njohur të helikopterëve Francezë "Super Puma". Krahas detyrave ushtarake, ky tip helikopteri përmbush edhe misione shpëtimi pasi në helikopter mund të vendosen deri në gjashtë shtretër si dhe 10 pasagjerë të tjerë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›