Gjykanoviç: Mendon të dorëhiqet para se t'i mbarojë mandati
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaroi se kishte në plan të tërhiqej nga posti i tij gjatë mandatit të qeverisë aktuale, por pa saktësuar kohën se kur do të ndodhë një gje e tillë. Kreu i qeverisë malazeze, mandati i së cilës mbaron në vitin 2013, mohoi ta ketë marrë këtë vendim nën presionin e komunitetit ndërkombëtar duke theksuar se "asnjë nuk ka kërkuar dorëheqjen e tij".
Gjukanoviç deklaroi për televizionin e Malit të Zi se vendin e kryeministrit duhej ta zinte patjetër një nga bashkëpunëtorët e tij afatgjatë, por refuzoi të permendë emra konkretë ndërsa shtoi duke thënë se: "Do të vazhdoj të jetoj në Mal të Zi dhe do të merrem me një punë tjetër''.