Shkup, takim liderësh për Kushtetutën
Liderët e partive kryesore në Maqedoni do të takohen për të diskutuar ndryshime kushtetuese në fushën e gjyqësisë. Takimi ndërmerret me iniciativë të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Partia e tij VMRO DPMNE thotë se ndryshimet ndërmerren në emër të përforcimit të pavarësisë të sistemit gjyqësor.
Ligji kapital i Maqedonisë parashikon krijimin e Këshillit Gjyqësor, një organ që duhet të garantojë pavarësinë e gjykatave.
Por sipas normave aktuale, pjesë e këtij Këshilli është edhe Ministri i Drejtësisë, prezenca e të cilit interpretohet si ndikim në sistemin gjyqësor.